☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.29 ▲0.4%
ARI 4,602 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,166 ▲ +2.26% ETH $2,080 ▲ +3.5% XRP $1.3435 ▲ +0.25% SOL $84.2300 ▲ +1.92%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,602 ▲0.98 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,602 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Grupi terrorist që po terrorizon ISIS-in

Çdo mbjellësh do të korrësh! ISIS prej muajsh po mbjell terror në Siri e Irak. Një grup i ri në Siri po lufton sipas parimit të talionit, “sy për sy e dhëmbë për dhëmbë” ISIS-in, duke iu përgjigjur terrorit me terror.

Të vetëquajturit “Jaysh Al-Islam” (shqip: Ushtria e Islamit) ka publikuar në internet një video ku propagandon forcën e vet, por edhe pjesë nga ekzekutimi i një grupi personash, që pretendohet se janë ushtarë të ISIS-it.

Në videon e publikuar nga “Jaysh Al-Islam” militantët e ISIS-it, të veshur me të zeza janë të gjunjëzuar nën këmbët e grupit të pushkatimit të veshur me uniforma portokalli, të njëjta me ato që kemi parë shpesh të veshin viktimat e ISIS-it.

Në videon e gjatë rreth 19 minuta thuhet se “Jaysh Al-Islam” përbëhet nga 25 mijë ushtarë dhe ka lindur pas bashkimit të shumë grupeve të vogla që luftonin ISIS-in në Siri. Në video propagandohet edhe forca e tij, duke shfaqur disa blinda ushtarakë, përfshirë këtu edhe tanke si dhe një numër të madh ushtarësh.

Por në pamje të parë duket se përveç rivalitetit, ISIS dhe “Jaysh Al-Islam” asgjë nuk i ndan, madje ky i fundit në video sfidon ISIS-n për “sovranitetin e Kalifatit” kur quan veten si “shteti mëmë” dhe akuzon ISIS-n për blasfemi.

“Ne jemi rruga e vërtetë e xhihadit. Këta (ISIS) shitën dinjitetin, shitën fenë, bllokuan rrugët e xhihadit, shkatërruan xhamitë tona dhe lanë Teheranin të paprekur”, thuhet në video.

Ka zëra që thonë se grupi financohet fuqimisht nga Arabia Saudite, e cila ndodhet në një rivalitet të përhershëm me Iranin mbi protagonizmin në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.