Ekonomia

Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, ja kush është Gent Sejko

Genti Sejko Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë u shpreh të premten, në prezantimin e tij të parë në krye të këtij institucioni, se “Banka e Shqiperisë prej më shumë se dy dekadash ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit, mision i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen”

Genti-Sejko-320x223Gent Sejko u zgjodh në dhjetor anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërsa mori një votë konsensuale nga deputetët të enjten në Kuvendin e Shqipërisë, me 105 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenime.

Guvernatori Sejko do të zëvendësojë Adrian Fullanin, i cili në shtator të vitit të kaluar u shkarkua nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Sejko u emërua Guvernator i Bankës në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ai  vjen në këtë pozicion pas një eksperience 20-vjeçare bankare, në pozicione të ndryshme drejtuese në sistemin bankar shqiptar dhe në Bankën e Shqipërisë

Ja kush është Gent Sejko

Genti Sejko ka mbaruar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë, përgjatë periudhës Shtator 1987 – Gusht 1991, ku është diplomuar për ekonomist industrie. Ai ka kryer studimet pasuniversitare dhe zotëron diplomën Master në Kontabilitet Ndërkombëtar dhe Menaxhim Financiar (MAcc) të kryer pranë Universitetit të Glasgout, Departamentit të Kontabilitetit dhe Financës, Skoci, Mbretëri e Bashkuar, përgjatë periudhës Shtator 1996 – Tetor 1997 ku ka mbrojtur temën e dizertacionit për: “Roli i bankave dhe privatizimi i bankave në ekonomitë në tranzicion”, shkruan Tema.

Sejko ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë në periudhën 1993-1995 në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Inspektorit të Mbikqyrjes, duke u angazhuar për ekzaminimin e bankave private apo Joint venture që operonin në Shqipëri. Përgjatë periudhës Qershor – Gusht 1996, Zoti Sejko ka qënë pjesëmarrës në ekzaminimet e Bankave tregtare në SHBA, Iowa, Chicago, përkatësisht në Federal Reserve Bank, Departamenti i Mbikëqyrjes. Përgjatë Tetor 1997 – Janar 1998 ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Kryeinspektorit të mbikëqyrjes, si përgjegjës për përgatitjen e raporteve të mbikqyrjes bankare sipas sistemit CAMELS

Sejko ka punuar pranë firmës DELOITTE & TOUCHE, në periudhën janar 1998 deri në dhjetor 2000, si auditor i lartë dhe konsulent, ku ka mbuluar detyrën e përgjegjësit për menaxhimin e procesit të auditimit. Në periudhën janar 2001 deri më gusht 2001 ka punuar në Bankën Amerikane të Shqipërisë si Drejtor i Divizionit të Auditimit të Brendshëm dhe Përputhshmërisë duke qënë përgjegjës për procesin e Kontrollit të Brendshëm të Bankës dhe për përputhshmërinë me kuadrin rregullator.

Sejko ka punuar për hapjen e degës së Bankës Amerikane në qytetin e Vlorës, në pozicionin e Drejtorit të kësaj dege në periudhën Shtator 2001 – Qershor 2002. Në periudhën Qershor 2002¬ Qershor 2004, zoti Sejko është rikthyer të punojë pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e shefit të sektorit të ekzaminimeve në vend. Zoti Sejko ka pasur eksperiencë pune pranë Bankës RAIFFEISEN në periudhën Korrik 2004 – Maj 2007 në pozicionin e Drejtorit të Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Përputhshmëria dhe Marrëdhëniet me Qeverinë.

Në vijim, ka punuar në RAIFFEISEN LEASING. Sh.A., në periudhën qershor 2007 – nëntor 2008, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm. Ndërsa në periudhën nëntor 2008 – korrik 2010 ka punuar si Drejtor i Divizionit të Korporatave pranë Bankës RAIFFEISEN BANK, ku krahas detyrave të poshtëshënuara ka qënë dheAnetar i Komitetit të Kreditit të Bankës, Anëtar i Komitetit të Menaxhimit të Aktiv Pasiveve, Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Raiffeisen Leasing dhe Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Fondit të Pensioneve.

Korriku i vitit 2010 e gjen zotin Sejko në pozicionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtor i Divizionit Retail dhe Rrjetit të Degëve, pranë Bankës “SOCIETE GENERALE ALBANIA” ku mbulon një seri detyrash dhe është anëtar i Komitetit të Menaxhimit të aktiv¬pasiveve, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të SG Leasing dhe anëtar i Komitetit të Kreditit të Bank.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta prezantoi te premten në ambientet e Bankës, Guvernatorin e ri, Genti Sejko.
Në fjalën e tij Meta tha se zgjedhja me konsensus e Guvvernatorit të ri tregon përgjegjshmërine e forcave politike në Kuvend.

Ndërsa Guvernatori Sejko në prezantimin e tij u shpreh se, “rritjen e besimit të publikut dhe partnerëve financiarë te Banka e Shqipërisë, do ta  jete sfidë në detyrën e tij. BSH-ja eshtë insittucion i cili është rritur gradualisht derisa ka arritur këtu ku jemi sot. Do punojmë së bashku si një skuadër. Jemi të gjithë të vetdijshëm për problematikat dhe sfidat e kohës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button