☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.58 ▲1.16%
ARI 5,014 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,860 ▲ +2.85% ETH $2,351 ▲ +8.03% XRP $1.5437 ▲ +6.65% SOL $96.2400 ▲ +4.29%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.58 ▲1.16 % ARI 5,014 ▲0.24 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.58 ▲1.16 % ARI 5,014 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
17 Mar 2026
Breaking
Politika

“Habilaj”, Basha: Tahiri, negociata me Ramën për të shpëtuar

Duke komentuar sekuestrimin e 10 tonëve narkotikë mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë, kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se ajo është pjesë e klanit Habilaj-Rama-Tahiri. 
Në një deklaratë për mediat, Basha ka nënvizuar se situata e krijuar nga përgjimet e palës italiane ka bërë që ish-ministri i Brendshëm dhe kryeministri të nisin negociatat.
“Rama dhe Tahiri po bëjnë një marrëveshje me njëri-tjetrin, sepse Tahiri ka dokumenta dhe përgjime për përfshirjen e Edi Ramës me klanet mafioze”, ka thënë Basha.
Sa i takon çështjes së Habilajve, kreu i opozitës ka shprehur pakënaqësinë e tij për vonesat e organeve të drejtësisë shqiptare.
“Pas arrestimit të Habilajve në Itali prokuroria duhet të çojë prapa hekurave krerët e këtij klani mafioz dhe të vërë gjithashtu para drejtësisë kokat e politikës me të cilat ata janë lidhur”, ka deklaruar Basha, i cili ka kërkuar nga prokuroria transparencë totale për qytetarët.
Ndër të tjera, Basha ka kritikuar edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë, Haki Çako, i cili sipas tij po mundohet ta mbulojë këtë aferë me veprimet e tij.
“Dënoj edhe përpjekjet e Haki Çakos për të tërhequr vëmendjen nga ky operacion i suksesshëm. Ka kaluar një muaj që kur opozita ka denoncuar me revoltë ngjarjet e Elbasanit që tregojnë se si shteti i Edi Ramës është vënë përfund nga mafia. Veprimet e Çakos nuk janë të vonuara, por pa vend. Çako duhet të ishte dorëhequr ose shkarkuar. Ai dhe kupola e policisë duhet të ishin para drejtësisë. Por kjo nuk mund të ndodhë përsa kohë në krye të ministrisë së Brendshme është Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit kërkohet nga drejtësia italiane për trafik kokaine dhe në krye të kupolës Edi Rama”, ka vijuar Basha.
Për kreun e opozitës, ka vetëm një rrugë për nxjerrjen e vendit nga kjo situatë: “largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie antimafie”.

1 Koment

  • shqip 19 October 2017, 16:12

    Rama.Kjo qe behet eshte pasoje e injorances te PS qysh 5 vjet me pare.kuvendi i shqiperise duhet te vendosi djegjen te gjalle te familjeve te Leka Zogut,Lavires Nexhmije Hoxha,Familjen e Sali Berishes,te lulezim bashes,Bujar nishanit,Adriatik Llalles Xhezair Zaganjorit,Fatos Nano,Ilir Meta.Si nuk paska nje shqipetar te vertete qe e do ate vend dhe ate popull?

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.