🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.76 ▲4.12%
ARI 4,329 ▼1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,524 ▲ +3.77% ETH $2,138 ▲ +4.22% XRP $1.4131 ▲ +2.14% SOL $90.5100 ▲ +4.98%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.76 ▲4.12 % ARI 4,329 ▼1.78 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.76 ▲4.12 % ARI 4,329 ▼1.78 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Hahn: Të gjithë faktorët kosovarë duhet të japin përkushtimin maksimal në rrugën evropiane

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me Johannes Hahn, komisioner për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit i Bashkimit Evropian.

Në takim u bisedua për raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian pas MSA-së dhe rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Komisioneri Hahn, duke përgëzuar kryetarin Veseli për këto dy arritje shumë të rëndësishme të Kosovës, theksoi se mundësi të reja janë hapur për shoqërinë dhe bizneset kosovare.

“Të gjithë faktorët kosovarë duhet të japin përkushtimin maksimal në rrugën evropiane të Kosovës. Kjo rrugë është e sigurtë, por ju duhet ta dëshmoni në vazhdimësi me punën tuaj”, tha Hahn.

Nga ana e tij, kryetari Veseli, duke folur për momentumin e ri të krijuar në raportet Kosovë-Bashkim Evropian, theksoi se perspektiva evropianë është qëllim nacional që gëzon konsensusin e plotë të të gjithë faktorëve politikë në vend, e se institucionet e Kosovës do të përqendrojnë të gjitha energjitë e kapacitetet në përmbushjen e obligimeve që kërkon procesi i integrimeve.

“Në këtë kontekst, prioritet do t’i jepet luftës së pakompromis kundër të gjitha fenomeneve që pengojnë perspektivën evropiane të Kosovës, të tilla si korrupsioni dhe krimi i organizuar”, shtoi kryetari Veseli.

Komisioneri i BE-së, Hahn në viitën sot në Kosovë në axhendë ka takimet me drejtuesit më të lartë institucionalë e politikë, përfshirë takime të veçanta me liderët e partive politike të pozitës e opozitës dhe takimin e përbashkët.

Ky takim, në njoftimin nga Kuvendi, ku paralajmërohet pjesëmarrja e kryetarit Kadri Veseli, që është edhe lider i partisë më të madhe në pushtet, është cilësuar si tryezë e rrumbullakët e kryetarëve të partive politike, ku merr pjesë edhe komisioneri Johannes Hahn.kryetari Veseli takoi komisionerin e BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, Johannes Hahn (3)

Opozita kosovare, e cila kohëve të fundit edhe ka bojkotuar Kuvendin, dje dhe sot ishte në sallën plenare ku u zhvillua mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim Kosovë – BE.

Edhe në këtë mbledhje, në diskutime, dallimet ndërmjet përfaqësuesëve të pozitës dhe atyre të opozitës kishin të bënin kryesisht me çështjet e bisedimeve me Serbinë dhe demarkaciont të kufirit me Malin e Zi.

Gjatë diskutimeve, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek, tha se për të arritur suksese edhe më të mëdha në rrugën e saj të integrimeve Kosova duhet të jetë edhe më e përkushtuar dhe u angazhua për një bashkëpunim ndërmjet pozitës dhe opozitës në arritjen e sukseseve.

Eurodeputetja Tanja Fajon u shpreh e lumtur që në takim ishte pjesëmarrëse edhe opozita, ndërsa vlerësoi se axhenda evropiane duhet t’i bashkojë të gjithë.

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim Kosovë – BE është bashkëkryesuar nga Xhavit Halitit, nënkryetar i Kuvendit, si dhe kryetar i këtij Komisioni, si dhe Tonino Picula, kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.