Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,867 ▲ +1.48% ETH $2,242 ▲ +2.22% XRP $1.3558 ▲ +0.59% SOL $84.8400 ▲ +1.46%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Hahn viziton KFOR-in, vlerëson rolin e tij në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë

Komisioneri i BE-së për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn zhvilloi sot një vizitë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ku u prit nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta.

Duke e mirëpritur nënshkrimin e MSA-së mes Kosovës dhe BE-së, komandanti i KFOR-it Miglietta theksoi rëndësinë e madhe që luan dialogu mes Prishtinës e Beogradit, proces i udhëhequr nga BE-ja.

Ai përmendi rolin e rëndësishëm të pranisë së BE-së në Kosovë.

Komisioneri Hahn theksoi rolin e rëndësishëm që KFOR-i luan në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë, me ç’rast ata diskutuan për sfidat e sigurisë në rajon.

Në Mitrovicën e veriut, Gjenerali Miglietta takoi Drejtoreshën e Administratës Komunale të Mitrovicës së veriut, Adrijana Hoxhiq. Ata diskutuan çështjet e sigurisë dhe perspektivën e përmirësimit të kushteve të jetesës në veriun e Mitrovicës.

Gjenerali Miglietta gjatë takimit u shpreh se KFOR-i është plotësisht i zotuar drejt promovimit të mjedisit paqësor dhe tolerant në Mitrovicën e veriut.

Sipas një komunikate të KFOR- IT, pas vizitës në kamp, Miglietta dhe komisoneri Hahn kanë fluturuar së bashku drejt bazës ushtarake të KFOR-it në Pejë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.