☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,498 ▲ +0.31% ETH $1,995 ▼ -0.2% XRP $1.3328 ▼ -0.52% SOL $82.2100 ▼ -0.95%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Hajdutët e Energjisë”, sot u arrestuan 16 persona

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar edhe sot punën e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .

energjia

Sipas njoftimit të Policisë, në të gjithë vendin kanë vepruar 100 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 21 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 16 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe për shpërdorim të detyrës.

Janë arrestuar për shpërdorim të detyrës dy punonjës të OSHEE, 1 inxhinier në qarkun Dibër dhe 1 faturist në qarkun Elbasan. Janë shpallur në kërkim 3 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 persona të tjerë. Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici – OSHEE në 1.673 raste, si dhe janë ndërprerë 956 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë. Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 111 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.