☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.40 ▲2.66%
ARI 4,674 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,761 ▼ -0.46% ETH $2,108 ▼ -0.94% XRP $1.3169 ▼ -1.54% SOL $79.8000 ▼ -2.7%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.40 ▲2.66 % ARI 4,674 ▼0.22 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.40 ▲2.66 % ARI 4,674 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

Hakerat rusë depërtojnë në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë

Hakerat rusë kanë arritur të futen në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë dhe kanë marrë informacione të rëndësishme, duke përfshirë edhe detaje nga plani i Presidentit Obama, thuhet në një raport të publikuar ditën e martë.

shba-shtepiaAutorët e këtij sulmi besohet të jenë të njëjtit që depërtuan edhe në rrjetin kompjuterik të Departamentit të Shtetit në muajt e fundit, raporton CNN.

FBI, agjencitë e Inteligjencës dhe Shërbimet Sekrete amerikane janë përfshirë të gjitha në hetimin e kësaj shkelje, të cilën ata e konsiderojnë si një ndër sulmet më të sofistikuara të ndërmarra ndonjëherë kundër objektivave amerikane.

Ndërkohë, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se hakerat kanë arritur të depërtojnë vetëm në dokumente të paklasifikuara, duke përgënjeshtruar seriozitetin e ndërhyrjes.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, James Clapper, në një fjalim para Senatit në lidhje me sulmet kibernetike në muajin shkurt, paralajmëroi zyrtarët dhe kompanitë private se një seri sulmesh të vazhdueshme parashikohet të ndodhin në periudha të ndryshme dhe nga burime të shumëllojshme.

Clapper theksoi rastin e Rusisë, për të cilën ai tha se tashmë përbën një rrezik më të madh kibernetik ndaj interesave të SHBA. Ai tha se kërcënimi nga qeveria ruse është “më i rëndë” nga sa ishte menduar më parë.

Gjatë vitit të kaluar ka pasur një seri sulmeve kibernetike të profilit të lartë kundër objektivave amerikane. Koreja e Veriut u akuzua se qendronte prapa sulmit ndaj “Sony Pictures” në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.