Politika

Hapja e negociatave për anëtarësim në BE Hahn: Procesi në duart e forcave politike shqiptare

aaaaPas takimit me ministrin e  jashtëm Ditmir Bushati, komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn ka lënë të kuptohet se hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është krejtësisht në duart e forcave politike shqiptare dhe bashkëpunimit të tyre për reforma madhore si ajo e gjyqësorit.

Johannes Hahn, komisioner për negociatat e zgjerimit:
Ne do të kemi një raport paraprak në gjysmën e për të vitit. Qëllimi im dhe i kabintetit tim është që të asistojmë Shqipërinë për të ecur përpara, por nuk varet nga ne e sa shpejt do të jetë e mundur, por kjo varet së pari nga pala shqiptare dhe në vijim ne duhet të informojmë shtetet anëtare. I pyetur nga ABC News, nëse për Komisionin Europian diferencën për hapjen e negociatave do t’a bënte aprovimi i reformës në drejtësi, apo do të duhej edhe fillimi i zbatimit të saj, komisioneri Hahn ka thënë se kyçi është  dhe aprovimi i kêsaj reforme me bekimin e Komisionit të Venecias.
Johannes Hahn, komisioner për negociatat e zgjerimit:
Ajo që duam të shohim  është së pari aprovimi i reformës në drejtësi, por edhe fillimi i zbatimit të saj. Do të ishte jorealsite nëse ne do të kërkonim rezultate konkrete të kësaj reforme në fund të këtij virti për të thënë që ka një gjurmë provash të qëndrueshme. Por nëse reforma e drejtësisë do të ketë bekimin e Komisionit të Venecias, do të mund të konsiderohet se gjërat po shkon ënë drejtimin e duhur. Por edhe një herë. Aprovimi i një reforme është diçka dhe zbatimi i saj është diçka tjetër. Do të jetë e rëndësishme që të njihet ajo që do arrihet në planin legjislativ, ndërkohë që zbatimi i saj është një çështje tjetër. Të gjitha elementet do të shihen dhe ne do të bëjmë një vlerësim të ndershëm dhe tërësor.
 Ministri i jashtëm Ditmir Bushati është shprehur se biseda me komisionerin Hahn është përqëndruar jo vetëm te reforma e gjyqësorit, por edhe te konferenca ministeriale për projektet rajonale në fushën e transportit dhe energjisë që do zhvillohet në Tiranë në mars, e cila i paraprin Samitit të Parisit në korrik.
 Samiti i Parisit është samiti i tretë pas Samitit të Berlinit dhe të Vjenës që zhvillohet për nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan dhe mbështetjen financiare për projekte rajonale në fushën e infastrukturës dhe energjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button