☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.89 ▲1.49%
ARI 4,702 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,282 ▲ +1.11% ETH $2,111 ▲ +2.48% XRP $1.3395 ▲ +1.17% SOL $83.6900 ▲ +0.4%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.89 ▲1.49 % ARI 4,702 ▲0.49 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.89 ▲1.49 % ARI 4,702 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj: Gjykata Kushtetuese po përdorë standarde të dyfishta

haradinaj-gjykata-kushtetuese-po-p-euml-rdor-euml-standarde-t-euml-dyfishta_2_hdKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Gjykata Kushtetuese kur mori vendimin, sipas të cilit, aplikohet masa e përkohshme, pezullohet vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe kërkohet që Kuvendi të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar, përdori standard të dyfisht.

Sipas tij, në rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit president, kushtetuesja nuk mori një vendim të tillë për masë pezullimi.

Haradinaj në një intervistë për KosovaPress deklaron se Kosova është peng “i zaptueshmërisë së regjimit të Thaçit”, siç shprehet ai, por thotë se të gjithë ata që janë shkaktarë të krijimit të një situate të pengut në Kosovë do ta marrin shpërblimin e vetë, përfshirë edhe ata të institucioneve të pavarura.

“Të gjithë ata që janë shkaktarë të krijimit të një situate të pengut në Kosovë do ta marrin shpërblimin e vetë. Prej të zgjedhurve të popullit, prej qytetarëve, prej kësaj shoqërie. Pra, edhe zoti Thaçi edhe PDK-ja e ka marrë shpërblimin e parë politik, pasi askush nga ne në politikë nuk dëshiron me pas bashkëpunim me ta”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përjashton çdo mundësi të ndonjë skenari në të cilin do të mund të përfshihej edhe Partia Demokratike e Kosovës në qeverisje, por vazhdon të mos shprehë siguri në arritjen e ndonjë marrëveshjeje me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje

Ai thotë se “Kosova duhet me mbet proaktive në regjion, proaktive në integrime, si dhe proaktive në ekonomi”.

“Bisedat me Vetëvendosjen nuk janë të ndërlidhura fare për një votë sa për të qeverisë. Kontributi i Vetëvendosjes, mund të jetë i nevojshëm, i dobishëm, në rast se mbërrijmë të biem dakord në parime të përgjithshme, duke ruajtur edhe ndonjë specifikë, ndonjë mendim të ndarë për ndonjë çështje. Nuk bëhet fjalë për varshmëri ose për kushte, sikurse po flitet kohë pas kohe”, thotë Haradinaj.

Sa i përket takimit të ndihmësekretares për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, në Departamentin e Shtetit Amerikan, me tre liderët e tri partive më të mëdha, por jo edhe atë të Albin Kurtit, Haradinaj thotë se “hetohet që është ende një ftohje, ose një zbehje e një besimi të ndërsjellë në mes të VV-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, mirëpo edhe ajo është evolutive, mund të ndryshojë”.

Ai thotë se kanë mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar, por që duhet të rrisë bashkëpunimin me Berlinin.

“Duhet ta ruajmë një partneritet me Ëashingtonin, është tepër e nevojshme, është e dobishme. Do të punojmë me BE-në, por duhet ta rrisim bashkëpunimin me Berlinin, pra duhet t’i japim një peshë këtij bashkëpunimi”, deklaron Haradinaj.

Njëherit edhe i nominuar për kryeministër i koalicionit LDK-AAK-NISMA për Kosovën, Ramush Haradinaj thotë se Kosova ka nevojë për një qeveri emergjente dhe politika urgjente, pasi që sipas tij “Kosova është e sëmurë shumë rëndë prej korrupsionit, kancer që ka ‘metastazu’ në vend”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.