☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.88 ▲1.48%
ARI 4,710 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,148 ▲ +0.6% ETH $2,103 ▲ +1.65% XRP $1.3460 ▲ +1.53% SOL $83.5100 ▼ -0.22%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.88 ▲1.48 % ARI 4,710 ▲0.66 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.88 ▲1.48 % ARI 4,710 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj i përgjigjet Erdoganit: Turqia të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu kundërpërgjigj komenteve të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, e se këtë duhet ta dinë të gjithë.
Këto komente, ai i bëri në promovimin e kuzhinës tipike shqiptare “Shije Shqiptare”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

“Për ata që prej larg na gjykojnë, e para që mund t’iu them është se nuk na njohin. Atëherë iu mungon njohja për shqiptarët, në trojet e tyre, në atdheun e tyre, e bëjnë mirë të na njohin, se kurrë nuk është në traditën tonë të ndërhyjmë në punët e shtëpisë të dikujt tjetër. Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen, por po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emrin tonë. Në Kosovë do t’i bëjmë vetëm ne, kur i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, tha Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.

“Kryeministrit të Kosovës i them turp”, ishte komenti i mëparshëm i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Ai tha se shkarkimi i ministrit që deportoi “terroristët”, sipas tij ishte një gabim historik. Madje, Erdogan kërcënoi Haradinajn se do të paguante për mbrojtjen e puçistëve, siç u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.