☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 96.55 ▲2.19%
ARI 4,443 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,415 ▼ -4.57% ETH $1,991 ▼ -4.26% XRP $1.3338 ▼ -2.95% SOL $83.0300 ▼ -5.61%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.55 ▲2.19 % ARI 4,443 ▲0.78 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.55 ▲2.19 % ARI 4,443 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

“Haradinaj”, Isa Mustafa: Jemi në kontakt me autoritetet franceze

Kuvendi i Kosovës po mban sot një seancë të posaçme mbi rastin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i arrestuar në Francë në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë.

Në fjalën e tij në këtë seancë, kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se të gjitha dikasteret e qeverisë së Kosovës janë vënë në veprim për të kontribuar në çdo formë për lirimin e Haradinajt.

Qeveria ka njoftuar autoritetet franceze se fletë-arrestet e Serbisë janë të pavlefshme, se ato janë anuluar që në vitin 1999, se institucionet e Kosovës ushtrojnë funksionet e tyre në bashkëpunim me EULEX-in, pjesë e të cilit është edhe Franca”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka theksuar se qeveria e tij po punon në mënyrë që “akuzat tendencioze” të Serbisë ndaj autoriteteve të Kosovës të rrëzohen pasi nuk kanë asnjë bazë juridike. “Gjithashtu po punojmë edhe për të realizuar anëtarësimin e Kosovës në EUROPOL”, ka vijuar Mustafa.

Ai ka shprehur bindjen e tij se, “institucionet e Francës do të marrin vendimin që Haradinaj të kthehet në Kosovë dhe që këto praktika të mos ndodhin më”.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka bërë me dije se, autoritetet franceze kanë marrë informacione të detajuara për Haradinaj.

Gjithashtu, “kam bërë kërkesë për një vizitë zyrtare urgjente në Francë”, ka thënë Hoxhaj, i cili ka akuzuar Serbinë se po ndjek politikë armiqësore ndaj Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.