Haradinaj: Kemi marrë leje në Komunë për t’i vendosur tendat në shesh
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot fillon një etapë e re kundërshtimit Opozitar të regjimit Mustafa-Thaci, i cili siç ka thënë ai më forcë ka provuar të mbështes marrëveshjen që është kundërshtuar. Ai në këtë konference në shesh ka treguar se kanë marr leje nga komuna për ti vendosur tendat.
“ Kemi marr leje nga Komuna për ti vendosur tendat në shesh”, ka thënë Haradinaj. Ai ka treguar para gazetarëve edhe letrën që dëshmon lejen e marrë nga Komuna. Kurse, kryetari i VV’së, Visar Ymeri ka treguar se kjo protestë do të vazhdojë deri në momentin e largimit të qeverisë. Ai ka thënë se do të ketë kundërshtime të forta në ditën kur do të provohet te bëhet Thaçi president.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.