Kosova

Haradinaj: Nuk i frikësohem ekstradimit në Serbi

Ish-Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj i cili u arrestua dje në aeroportin e Lubjanës ka thënë se nuk i frikësohet ekstradimit në Serbi, por ka shtuar se në rastin e tij Sllovenia është sjellë turpshëm.

“Unë jam në Lubjanë, po pres vendimin për të më kthyer pasaportën që të udhëtoj drejt Prishtinës. Kjo situatë është e papranueshme për mua, që Sllovenia nuk e ka pastruar këtë punë. Nëse nuk është gabim i tyre, nëse sistemi i tyre nuk ka gabuar, atëherë ky është një qëllim i keq i autoriteteve këtu. Nuk brengosem fare për Serbinë, unë jam qytetar i Kosovës” ka thënë Haradinaj për N1, raporton gazeta Express.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button