Harrison Ford i shpëton aksidentit me avion
Një video e publikuar së fundmi tregon uljen e shumëdebatuar të avionit të aktorit Harrison Ford në aeroportin “John Wayne”, në Santa Ana të Kalifornisë.
Aktori, i cili po pilotonte avionin e tij me një motor, u ul në një rrugë taksish në vend që të ulej në pistë, duke fluturuar direkt mbi një “Boeing 737” të “American Airlines” me 110 pasagjerë.
Një zëdhënës i autoriteteve të Aviacionit Civil tha se avioni ishte lejuar të ulej dhe Ford në mënyrë korrekte kishte marrë koordinatat, por më pas, ishte ulur në rrugën e taksive që ecën paralel me pistën. Avioni i “American Airlines” ndërkohë u nis në fluturim pak pas incidentit, pa asnjë dëmtim.
Në vitin 2015, Ford i kishte thënë hetuesve se ai nuk mbante mend momentet para se ai të përplasej me avionin e tij të vogël në një zonë të Los Anxhelosit, ku mbaheshin kurse golfi, ku si pasojë kishte pësuar lëndime serioze dhe kishte dëmtuar keq avionin.
Aktori i famshëm ishte i vetëm në avion kur u rrëzua mbi fushën e golfit afër aeroportit lokal të Santa Monikës, në mars të vitit 2015.