☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,649 ▲2.19%
DOW 46,698 ▲2.46%
NASDAQ 22,177 ▲2.45%
NAFTA 87.07 ▼11.36%
ARI 4,475 ▼2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,171 ▲ +3.39% ETH $2,172 ▲ +4.42% XRP $1.4607 ▲ +4.54% SOL $91.5000 ▲ +4.79%
S&P 500 6,649 ▲2.19 % DOW 46,698 ▲2.46 % NASDAQ 22,177 ▲2.45 % NAFTA 87.07 ▼11.36 % ARI 4,475 ▼2.18 % S&P 500 6,649 ▲2.19 % DOW 46,698 ▲2.46 % NASDAQ 22,177 ▲2.45 % NAFTA 87.07 ▼11.36 % ARI 4,475 ▼2.18 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Hatch- Veseli: SHBA, mbështetje për fuqizimin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Uashington, takoi kryetarin e Senatit amerikan, Orin Hatch.

Kryeparlamentari Veseli e falënderoi kryesenatorin Hatch për mbështetjen e SHBA-së dhe të Senatit për proceset historike që kaloi Kosova, duke e informuar atë për arritjet dhe sfidat me të cilat aktualisht po ballafaqohet Kosova.

Kryetari Veseli shprehu përkushtimin, gatishmërinë dhe vullnetin e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për ruajtjen dhe thellimin e bashkëpunimit institucional me SHBA-në. Ai kërkoi mbështetje për përfshirjen e Kosovës në iniciativa dhe programe të rëndësishme ndërkombëtare që fuqizojnë shtetësinë e saj.

Kryetari i Senatit, Hatch, e siguroi kryetarin Veseli se nuk do të mungojë mbështetja e tij personale dhe e Senatit në përmbushjen e qëllimeve të Kosovës, duke potencuar që SHBA-ja nuk do të lejojë që një histori e suksesit, si Republika e Kosovës, të harrohet, por përkundrazi, do të vazhdojë rrugëtimin e përbashkët në fuqizimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, kryetari Veseli kërkoi edhe mbështetjen për realizimin e qëllimeve madhore për të qenë pjesë e NATO-s, si një synim jetik për Kosovën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.