🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.28 ▲3.05%
ARI 5,008 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,528 ▲ +0.64% ETH $2,326 ▼ -0.56% XRP $1.5322 ▲ +0.16% SOL $94.7600 ▼ -1.2%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.28 ▲3.05 % ARI 5,008 ▲0.11 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.28 ▲3.05 % ARI 5,008 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Haxhinasto: I rëndësishëm vlerësimi strategjik i lidhjes hekurudhore Shqipëri-Kosovë

bbbMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto priti në një takim anëtarët e komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në Parlamentin e Kosovës. Haxhinasto vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm midis dy vendeve në fushën e transportit.

Ai theksoi se koordinimi mes dy vendeve në procesin e Berlinit ka qenë intensiv, ndërsa e konsideroi zhvillim mjaft të rëndësishëm vendosjen e “Rrugës se Kombit” në hartën Evropiane si pjesë e rrjetit bazë.

Kreu i MTI-së, theksoi se sfidë mbetet rritja e volumit të trafikut ekonomik të biznesit të Kosovës në “Rrugën e Kombit” dhe Portet shqiptare. Ai tha se palët duhet të forcojnë bashkëpunimin, dhe te heqin pengesat jo fizike, veçanerisht në pikat kufitare.

Ministri Haxhinasto nënvizoi rëndësinë e vlerësimit strategjik dhe ekonomik të lidhjes hekurudhore Shqipëri-Kosovë. “Koordinim më i mirë duhet bërë edhe për standartet e infrastrukturës, për mirëmbajtjen si dhe taksimin e rrugëve”, tha ai.

Ministri u shpreh besimplotë se Komisionet parlamentare homologe të të dy vendeve mund të nxisin në mënyrë të vazhdueshme forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Nga ana e tij kryetari i komisionit kuvendor kosovar Muhamet Mustafa, tha se përveç bashkëpunimit mes qeverive duhet të intensifikohet edhe bashkëpunimi mes 2 parlamenteve. Z. Mustafa tha se në vepra të përbashkëta duhet bashkëpunim për t’i dhënë vlerën e nevojshme investimeve. .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.