Ekonomia

Haxhinasto: Kinezët duan të blejnë aeroportin. Autoriteti Konkurrencës, kundër

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tregoi në “Top Story” se si është realizuar marrëveshja me koncesionarin e aeroportit “Nënë Tereza” për të hequr ekskluzivitetin e fluturimeve.

Ministri konfirmoi zyrtarisht interesin e një kompanie kineze për të blerë këtë koncesion, kompani me të cilën ai ka diskutuar.

“Kam pasur një takim me ta, përpara arritjes së marrëveshjes. Kjo marrëveshje ishte arritur para se të dëgjohej e të flitej për kompaninë kineze që do blinte aksionet”, tha në “Top Story” ministri Haxhinasto.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës ka dalë kundër termave të marrëveshjes së re për koncesionin e aeroportit.

“Ne themi se ka potencialisht hapësirë ekonomike që dëmi që i krijohet koncesionarit në këtë rast nga aeroporti i Kukësit, nuk është i atij niveli që të kërkoj shtyrjen e afatit me dy vjet”, tha Lindita Lati, kryetare e Autoritetit të Konkurrencës.

Këtë deklaratë kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës e bëri para komisionit të ekonomise në Kuvend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button