☁️
Tiranë 13°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,548 ▼0.89%
DOW 45,832 ▼0.41%
NASDAQ 21,783 ▼1.39%
NAFTA 97.97 ▲2.53%
ARI 4,592 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,682 ▲ +0.08% ETH $2,132 ▲ +0.3% XRP $1.4344 ▲ +0.1% SOL $88.6800 ▲ +0.8%
S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,832 ▼0.41 % NASDAQ 21,783 ▼1.39 % NAFTA 97.97 ▲2.53 % ARI 4,592 ▼0.3 % S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,832 ▼0.41 % NASDAQ 21,783 ▼1.39 % NAFTA 97.97 ▲2.53 % ARI 4,592 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Haxhinasto-Kuçi: Projekte infrastrukturore me Maqedoninë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti të shtunën në një takim Ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuçi.

Ministri Haxhinasto, vlerësoi marrëdhënien e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe tha se hapësirat për zhvillimin e tyre të mëtejshëm janë të mëdha.

Haxhinasto u shpreh se ekzistojnë mundësitë për një liberalizim më të madh të tregjeve të dy vendeve, përfshirë edhe shërbimet e transportit. Ai kërkoi që të bëhen hapa konkrete për të lehtësuar dhe thjeshtësuar, shërbimet kufitare e doganore veçanërisht për biznesin.

Të dy ministrat njohën njëri-tjetrin me zhvillimet në infrastrukturën respektive të transportit, veçanërisht në projektet, që do të sjellin lidhje mes dy vendeve me rrugë dhe hekurudhë.

Haxhinasto, tha se së shpejti do të përfundojë edhe studimi i fisibilitetit për linjën hekurudhore Rrogozhinë-Pogradec, çfarë hap perspektivën për një lidhje mes hekurudhave të dy vendeve.

Ministri Haxhinasto, u ndal edhe te projekti i rëndësishëm i Rrugës së Arbrit, duke thënë se MTI është duke punuar për gjetjen e një formule të përshtatshme për financimin e këtij projekti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.