🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 83.28 ▼0.2%
ARI 5,211 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $69,540 ▼ -0.01% ETH $2,021 ▼ -0.44% XRP $1.3779 ▲ +0.28% SOL $85.5800 ▼ -0.14%
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.28 ▼0.2 % ARI 5,211 ▼0.6 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.28 ▼0.2 % ARI 5,211 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

HEC-et në Osum, MIE nis procedurat për zgjidhjen e njëanshme të kontratës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e njëanshme të kontratës koncensionit për hidrocentralet në Osum me kompaninë HEC Bigas 1 & Bigas2 dhe Veleshnje.
Vendimi ka ardhur pasi Ministria e Mjedisit lajmëroi se kishte revokuar lejen mjedisore per projektet e hidrocentraleve ne kanionet e Osumit. Vendimi i mjedisit erdhi pas denoncimit që Top Channel i bëri projektit që do të shkatërronte kanionet, në ujëvarat e të cilit do ndërtoheshin hidrocentralet.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë 
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ka administruar vendimin Nr.01, datë 15.02.2018 të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, e cila ka njoftuar pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ “Vendimi për VNM paraprake, Nr.13, Nr.137 identifikimi, datë 26.03.2015” për aktivitetin instalime për prodhimin e energjisë hidroelektrike për hidrocentralet Bigas 1 dhe Bigas 2”, në pellgun ujëmbledhës “Përroi i Bigasit”, Skrapar””, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më tej në deklaratë thuhet gjithashtu, se është administruar edhe njoftimi se Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka kërkuar “Inspektimin në terren me qëllim pezullimin e punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve Bigas 1 & Bigas 2 dhe Veleshnje”, deri në vendimmarrjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

“Në këto kushte, bazuar në nenin 12 “Zgjidhja e kontratës së koncesionit” të kontratës së koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve “Bigas 1&Bigas 2 dhe Veleshnje”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka njoftuar shoqërinë për fillimin e procedurave për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së koncesionit”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shprehet më tej se mbështet dhe inkurajon zhvillimin e burimeve të reja energjetike pasi vendi ka potenciale hidrike dhe është përballë sfidave të mëdha me kërkesë energjie gjithnjë në rritje. “Gjithsesi, paralelisht me mbështetjen për vepra të reja energjetike, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizon se projektet duhet të jenë në përputhje me kushtet teknike dhe në harmoni me mjedisin”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.