HEC-et në Valbonë, Gjykata rrëzon padinë e banorëve, lejon të vijojë ndërtimi
Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e ngritur nga disa banorë dhe shoqata toka kundër ndërtimit të HEC-eve në Luginën e Valbonës. Gjykata ka vendosur të lejojë vijimin e ndërtimit, ndërsa sqaron se çështja do të merret në shqyrtim me themel nga Gjykata administrative.
Në Parkun Kombëtar të Valbonës që prej 28 shtatorit tri hidrocentrale (HEC) kanë ngulur tabelat e lejes së ndërtimit, të miratuara më 8 shtator dhe kanë filluar punimet.
Ekskavatorët dhe punëtorët vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e hidrocentraleve me afat përfundimi 28 shtator 2018.
Qeveria shqiptare ka miratuar gjatë dekadës së fundit tri marrëveshje koncesionare për ndërtimin e 14 hidrocentraleve në lumin e Valbonës dhe në përrenjtë malorë që përbëjnë sistemin e tij ujëmbledhës.