☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.96 ▼0.89%
ARI 4,600 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,429 ▼ -0.57% ETH $2,058 ▼ -0.12% XRP $1.3222 ▼ -2.97% SOL $83.2700 ▼ -1.22%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

HEC-i i Poçemit, shkencëtarët kundër lejes: Studimi i kompanisë turke është falso

Tridhjetë shkencëtarë nga 4 shtete të ndryshme të Europes akuzojnë kompaninë Cinar shpk se ka arritur të marrë lejen mjedisore për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit me anë të një studimi fals.

Në raportin e kompansisë turke mbi ndikmin në mjedis thuhet se projekti nuk bie ndesh me legjislacionin mjedisor, nuk cënon zona të mbrojtura dhe monumente natyrore, se ekzistojnë të gjitha mundësitë teknike për marrjen e masave për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit ujor të lumenjve dhe përrenjve që do të shfryzëzohen.

Por ekologjisti i njohur gjerman në botë, Ulrich Eichelmann nga Riverëatch, një organizate jofitimprurese austriake, thotë për Tv Klan se studimi është fals.

“Raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis për Poçemin ishte copy-paste e një tjetër tjetër studimi të bërë në një zonë krejtësisht tjetër, që do të thotë se shkencëtarët nuk kanë qenë atj. Vjosa nuk është studiuar dhe askush nuk e di se çfarë gjallesash jetojnë në lumë”.

Në Ministrinë e Energjetikës, Agim Bregasi drejtor i Drejtorisë së Politikave Elektroenergjetike, e sheh ndërtimin e  HEC-it të Poçemit si domosdoshmëri për të ulur nevojën e eksportit të energjisë.

“Vetëm sivjet janë harxhuar mbi 100 milionë euro për të blerë energji. Në fund të fundit po të marrim kështu në aspektin popullor, ajo energji erdhi, u ble, u dogj u harxhua dhe ikën 100 milionë. Kurse me 100 milionë ose 200 milionë mund të bësh një hidrocentral, e ke aty dhe pasi vetëshlyen gjithe kjo energji është pothuaj falas”.

Shoqëria civile që është reshtuar kundër projektit, thotë se ky HEC nuk do ta ndryshojë situatën energjetike.

“Ne nuk jemi kundër hidroenergjisë, por ne jemi kundër zhvillimeve kaotike përsa i përket hidroenergjisë. Logjikisht edhe nëse i ndërton këto hidrocentrale sërish në periudha thatësire do të detyrohesh të importosh energji në një kohë që tregu e ka energjinë me të lartë dhe kur ne kemi sufiçit energjie ne shesim me çmim më të ulët”.

Kompania, qe eshte nen akuze nga shkencetaret europiane qendron ne heshtje. Cinar San ka nje dege ne Tirane, por ne zyrat e saj nuk ka njeri. ( ME PAMJE). Ne numrin e telefonit nuk pergjigjet askush.

Më 2 maj 2017 gjykata adminsitrative Tiranë ta anuloje lejen mjediore pas padisë te banorëve te Pocemit dhe shoqeria civile. Autoritetet do te duhet te ta rishohin tani studimin mjedisor te turqve, pas akuzave se eshte i manipuluar. Nese rezulton keshtu, leja mjedisore do te behet nul dhe turqit rrezikojne edhe ndjekje penale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.