🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,540 ▲ +0.24% ETH $1,997 ▼ -0.33% XRP $1.3347 ▼ -0.57% SOL $82.2600 ▼ -1.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

HEC-private prodhuan 28% të energjisë në 2016-n

Hidrocentralet private dhe ato me koncesion kontribuuan me 28% të prodhimit vendas të energjisë më 2016.

Roli i tyre në rritjen e prodhimit vendas ka ardhur gjithnjë e në rritje, teksa për herë të parë pas shumë vitesh, Shqipëria ishte një eksportues neto në energji.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi vendas shënoi vitin e kaluar 7,136,351Mw/h, nga të cilat 5,091,616 Mw/h u prodhuan nga HEC në pronësi të KESH dhe 2,044,735 Mw/h u prodhuan nga HEC private dhe ato me koncesion.

Nga kjo sasi, HEC-i i ri i Banjës në lumin Devoll që u vu në punë për herë të parë më 2016 prodhoi 69,848 Mw/h.

Pavarësisht kostove që kanë dhënë në ambient dhe ndikimin ne habitatet e zonave ku janë, HEC-et private e kanë rritur dukshëm prodhimin e energjisë në vend, duke u bërë kështu pritë për daljen e parave jashtë vendit për blerjen e energjisë.

Ekspertët e sektorit pohojnë se investimet në energjinë nga burime të rinovueshme kanë një kthyeshmëri të lartë. Çmimet e këtij produkti në tregun ndërkombëtar janë në rritje të vazhdueshme për shkak të politikave që po ndjek BE për ndotjen.

Të njëjtët ekspertë pohojnë se duke marrë në konsideratë këtë leverdishmëri, qeveria duhet kishte përfshirë në paketën e financimit 1 miliard euro edhe ndërtimin e HEC të Skavicës. Ndërtimi i këtij objekti i planifikuar qysh në komunizëm do të rrisë ofertën për energji me 35%.

Përveç prodhimit që do të realizojë eficenca e Skavicës do të sillte përfitimin më të madh edhe në menaxhimin e rezervës ujore në Fierzë. Me ndërtimin e këtij objekti, Shqipëria ka shumë shanse të kthehet në një eksportues neto energjisë dhe kostot e furnizimit me energji do të uleshin ndjeshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.