roze

Helga, modelja që çmendet pas James Rodriguez

Lidhjet e futbollistëve me modele janë të shumtë, por për lojtarin kolumbian të Realit të Madridit, James Rodriguez, nuk ka ndodhur një gjë e tillë, pasi prej 5 vjetësh, edhe pse aktualisht ai është në moshën 25 vjeçare, është martuar me Daniela Ospina-n.

Megjithatë, edhe ylli kolumbian nuk mund të mos binte në syrin e modeleve edhe pse i martuar. Bashkëshortja e tij mori një mesazh që me siguri do ta alarmojë, por do ta bëjë edhe më të kujdesshme në të ardhmen. Mesfushori i Realit të Madridit, me të cilin ka vendosur unazë prej shumë vitesh, ka një fanse të zjarrtë në Kolumbi.

Bëhet fjalë për modelen Helga Lovekaty, e cila nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për talentin kolumbian. Ajo shprehet shpesh herë se nuk humbet asnjë ndeshje të Realit të Madridit, pasi James është idhulli i saj. Daniela është e paralajmëruar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button