🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,904 ▲ +0.06% ETH $2,057 ▼ -0.12% XRP $1.3172 ▲ +0.17% SOL $80.3300 ▲ +1.67%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Hellbach: Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Christian Hellbach, drejtorin për Evropë Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe për mundësinë e intensifikimit të tyre. Presidenti ka falënderuar drejtorin Hellbach për mbështetjen gjermane, jo vetëm në Politikën e Jashtme, por edhe përmes mbështetjes financiare në sektorë të ndryshëm.

Ai ka thënë se Gjermania mbetet një partner shumë i rëndeshim i Kosovës drejt rrugës euroatlantike.

Presidenti Thaçi e ka informuar atë për ndryshimet që kanë filluar të bëhen në amendamentin e Kodit Penal që të konsolidojmë edhe më tutje sundimin e ligjit në Kosovë.

Nga ana tjetër, Christian Hellbach, drejtori për Evrope Juglindore në Ministrisë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.

Në këtë takim është folur edhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, por edhe dialogun e brendshëm ndërmjet institucioneve dhe komunitetit serb.

Presidenti Thaçi, po ashtu ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë muajt e fundit kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në parandalimin e pjesëmarrjes së të rinjve në zonat e luftës, si dhe në parandalimin e një sulmi terrorist.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.