☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.51 ▲1.52%
ARI 4,426 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,035 ▼ -1.04% ETH $2,466 ▼ -0.8% XRP $1.3786 ▼ -2.82% SOL $101.2800 ▼ -2.15%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.51 ▲1.52 % ARI 4,426 ▼0.77 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.51 ▲1.52 % ARI 4,426 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

“Helsinki” letër Burgut 313: Jepini fund shkeljes së të drejtave të ish-presidentit Meta

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësime lidhur me trajtimin dhe kufizimin e takimeve të ish-presidentit Ilir Meta në IEVP “Jordan Misja” në Tiranë.

Në një letër drejtuar drejtuesit të institucionit sot në 10 shtator, KSHH kërkon sqarime mbi ankesat e Metës dhe deputetit Tedi Blushi, lidhur me moslejimin e takimeve me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Parlamentit Evropian.

KSHH kujton se në prill të këtij viti i kishte kërkuar institucionit të respektonte të drejtat e garantuara të të paraburgosurve. Për këtë arsye, KSHH kërkon informacion zyrtar nëse kanë ndryshuar rrethanat që kanë sjellë rikthimin e kësaj praktike.

I nderuar Z. Bozhaj, IEVP Jordan Misja Përcillen ankesat e Z. Tedi Blushi dhe Z. Ilir Meta dhe kërkohet informacion mbi trajtimin e tyre Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në përmbushje të misionit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, është vënë në dijeni të ankesave nga Z. Tedi Blushi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Z. Ilir Meta, president i Partisë së Lirisë, nëpërmjet të cilave ngrihen shqetësime lidhur me moslejimin e zhvillimit të takimeve të këtij të fundit deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetë të Parlamentit Evropian, pa u bërë me dije një vendim i arsyetuar apo baza ligjore mbi të cilën është mbështetur ky kufizim.

KShH dëshiron të rikujtojë se kjo çështje është trajtuar edhe më herët në kuadër të monitorimit të kryer në IEVP “Jordan Misja”, si dhe në rekomandimet e adresuara institucionit tuaj nëpërmjet shkresës nr. 151 prot., datë 27.04.2026, ku ndër të tjera është vlerësuar se kufizimi i takimeve të të paraburgosurve me deputetë, ngre shqetësime serioze në raport me respektimin e të drejtave të garantuara nga ligji, veçanërisht nga neni 51 i ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Sa më sipër, në respektim të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, KShH do të vlerësonte informimin nga ana juaj mbi pretendimet e Z. Ilir Meta dhe Z. Tedi Blushi. Lutemi të gjeni bashkëlidhur për dijeninë tuaj, letrat e cituara më sipër. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, mbetemi në pritje të një përgjigje zyrtare nga ana juaj! Me konsideratë, eTAR Eksperte Ligjore I HBA Me porosi dhe me delegim nga Erida Skëndaj Drejtore Ekzekutive

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.