☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,980 ▲ +0.94% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2541 ▲ +0.57% SOL $95.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Plas humori i zi mes deputetëve te Ligjet, Korreshi: Plaka ime s’di të përdorë pultin, jo më e-Albania, s’i punon mrrok

Deputeti demokrat Saimir Korreshi është përplasur me Ulsi Manjën, ndërsa në Komisionin e Ligjeve diskutohej një projektligj për inteligjencën artificiale.

Korreshi është shprehur me tone të ashpra, duke thënë se, ndërsa flitet për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin, në terren mungojnë kushtet bazë, madje edhe kompjuterët.

Ai solli si shembull edhe nënën e tij, e cila, sipas tij, nuk di ende të përdorë pultin e televizorit, aq më pak të përdorë e-Albania.

Pjesë nga debati te Ligjet:

Korreshi: Jemi me brekë të grisura dhe po kalojmë te nota A. Ndërkohë, në terren s’ka një kompjuter. Po të vesh te njësitë tona administrative, vëmë ombrellë që mos ta kapë shiu kompjuterin. Janë katastrofë, ke turp të hysh, ju thoni inteligjencë artificiale. Atje nuk punon mrrokulla.

Manja: Mbarove me pyetjet, besoj, se e bëre diskutim. Do t’i rregullojmë, ke pyetje të tjera.

Korreshi: Sa shpejt u lodhe?

Manja: Jo, nuk u lodha.

Korreshi: Hyn deputeti dhe nuk punon asnjë kompjuter. Nuk ndizet. Ajo plaka ime nuk di të punojë pultin e TV, jo më të hyjë te e-Albania, thotë: “Lëre te ky kanal dhe mos e luaj.” Email-et tona, keni ndërruar 17 herë variant, unë s’di ta ngas. Mban përgjegjësi ky shtet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.