☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,005 ▲ +0.76% ETH $2,269 ▲ +1.11% XRP $1.2553 ▲ +0.63% SOL $95.4000 ▼ -0.26%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Bllokimi i Unazës në ditë e 102 të protestës, arrestohet 1 person dhe procedohen 15 të tjerë

Një person është arrestuar dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas tubimit të zhvilluar më 9 shtator në Tiranë. Sipas Policisë, personat dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë protestës, duke bllokuar qarkullimin në disa prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit.

Në pranga ka rënë shtetasi Ergis Qoku, 33 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Sipas uniformave blu, Qoku dyshohet se ka dhunuar disa kalimtarë gjatë tubimit, si dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari.

Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar penalisht Shkelzen Bushi, Ilir Muzhaqi, Visuar Dalipi, Aldi Rruklli, Suel Elezi, Asim Prengezaj, Ardi Disha, Ermelind Kuka, Besnard Kaimi, Endri Neziraj, Aleandro Ahmetsulaj, Klodian Gjoka dhe Henri Tobli.

Për këta shtetas, materialet i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, në Prokurori janë referuar materialet për Arnold Zhupanin dhe Mario Rekën, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Ata dyshohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve fizike ndaj dy shtetasve është gjetur lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se personat e proceduar ishin vendosur në disa prej kryqëzimeve kryesore të Tiranës, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Bëhet fjalë për Rrugën e Elbasanit, kryqëzimin te Ura e Drejtorisë së Policisë Tiranë, kryqëzimin e Urës së Vasil Shantos, zonën e 21 Dhjetorit dhe kryqëzimin te Inxhinieria e Ndërtimit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimeve të dyshuara të kundërligjshme, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.