Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,525 ▼ -2.1% ETH $2,068 ▼ -2.19% XRP $1.3904 ▼ -2.7% SOL $86.8300 ▼ -3.01%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Heshtje zgjedhore në Greqi

Qetësia politike pas stuhisë zgjedhore mbizotëron prej mëngjesit të së shtunës në gjithë Greqinë, që përjetoi një fushatë elektorale të vrullshme, e cila megjithëse ishte e shkurtër, u duk tepër e lodhshme për qytetarët tashmë të dëshperuar nga 6 vite të krizës ekonomike që ka gjunjëzuar vendin.

Për herë të tretë brenda 9 muajsh, grekët ftohen këtë të dielë të zgjedhin atë forcë politike për të cilën besojnë se do të zbatojë më mirë reformat e rëna dakord me kreditorët, në këmbim të paketës së ndihmës prej 86 mld euro.

“Do të kishte qenë më mirë të mos ishin bërë këto zgjedhje. Tre zgjedhje brenda një viti jane mjaft te vështira për njerëzit, por si qytetar unë do të bëj detyrën time dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë”, thotë një tregtar grek.

Megjithëse sondazhet e fundit të së premtes tregojnë një epërsi tepër të vogël të Syrizës, askush nuk guxon të parashikojë fituesin e nesërm. Tsipras, që dha dorëheqjen për shkak të përçarjes në partinë e tij, kërkon një mundësi të dytë për të qeverisur më mirë, duke zbatuar reformnat ,por duke zbutur ashpërsinë e tyre për popullin.

“Unë nuk jam një nga të pavendosurit. Do të shkoj për të votuar përsëri për të njëjtën parti, sepse kam besim tek ajo dhe dua te shoh se çfarë do të bëjnë me këtë mundësi të dytë, prandaj do të votoj Syriza”, thotë një qytetar i Athinës.

Zbatimin e reformave nga ana tjetër kërkon edhe Demokracia e Re duke i dhënë një shtysë sektorit privat, duke lehtësuar bizneset dhe duke u hapur rrugën investimeve. Interesi më i madh i ditës së dielë do të jetë se sa përqindje do të sigurojnë partitë që përpiqen të marrin vendin e tretë nga Agimi i Artë, siç janë PASOK, Lumi dhe Partia Komuniste.

Faktori kryesorë që do të përcaktojë fituesin e nesërm është pjesëmarrja e madhe e cila do të jetë në favor të Syrizës ,pasi do të votojnë për herë të parë më shume se 100.000 votues të rinj, që kanë një qasje më të madhe me të majtën. E kundërta do tregojë se votuesit që e kanë mbështetur në zgjedhjet e kaluara kanë preferuar të mos votojnë kështu që do favorizoheshin konservatorët.

E sigurtë në mbrëmjen e së dielës është fakti se asnjë nga dy partitë rivale nuk do të mundë të sigurojë shumicën e vendeve në Parlament dhe se partia fituese do të duhet me patjetër të bashkëpunojë me një ose dy parti të tjera në koalicion qeveritar.

Ndër skenarët më të mundshëm pas numërimit të votave, janë koalicioni i Syrizës me socialistët e PASOK-ut dhe partinë Lumi, ne rast se nuk hyjnë ish aleatët e Tsiprës në qeverinë e kaluar, Grekët e Pavarur. Por edhe në rast se fitojnë konservatorët, Demokracia e Re do të zgjedhë përsëri të njëjtat parti për të bashkëqeverisur vendin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.