Komisioni hetimor parlamentar, i cili synon shkarkimin e Presidentit për shkelje të rëndë të Kushtetutës zhvillon sot mbledhjen e tij të parë për këtë sesion parlamentar.
Në rendin e ditës parashikohet miratimi i procesverbalit të datë 15 korrik 2019 dhe i planit Hetimor të Komisionit.
Rendi i ditës së Komisionit përfshin shkeljet e pretenduara nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.
Mbledhja e sotme është formale, me një rend të thjeshtë. Ky Komision ka afat deri në muajin tetor, për të dalë në konkluzionet nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Më 6 shtator, Presidenti pritet që thirret në Komision për të dhënë sqarimet e tij.
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.