🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,458 ▼ -3.47% ETH $2,006 ▼ -3.04% XRP $1.3373 ▼ -1.86% SOL $83.4100 ▼ -3.15%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

Hollande i drejtohet botës arabe

Presidenti francez Francois Hollande tha se muslimanët e moderuar janë viktimat kryesore të islamizmit radikal ndërsa vendi shqyrton pasojat e sulmeve terroriste të javës së kaluar nga ekstremistët islamikë.  

Zoti Hollande foli në Institutin e Botës Arabe në Paris i cili synon të ndërtojë lidhje më të ngushta mes Francës dhe kulturave arabe. Ai tha se një krizë si ajo e incidentit të javës së kaluar në  gazetën satirike Charlie Hebdo mund të shërbejë për të minuar besimin ose për të zgjuar njerëzit për të përcjell mesazhin e tyre me zë të lartë.

Dy funerale do të zhvillohen sot për viktimat e javës së kaluar.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shkon nesër në Paris për t’u takuar me presidentin Hollande dhe zyrtarë të tjerë francez.

Të mërkurën zyrtarët amerikanë thanë se një video në të cilën një degë e Al Kaidës në Jemen merrte përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në zyrat e gazetës Charlie Hebdo është “autentike.”

Në një video të publikuar në internet të mërkurën, një burë që identifikohet si Nasr al-Ansi, një udhëheqës i lartë i Al-Kaida në Gadishullin Arabik thotë se grupi i tij planifikoi dhe financoi sulmin ku dy personat e armatosur vranë 12 persona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.