☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.98 ▲0.11%
ARI 4,780 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,834 ▲ +0.61% ETH $2,195 ▲ +0.1% XRP $1.3393 ▲ +0.29% SOL $83.1600 ▲ +0.64%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.98 ▲0.11 % ARI 4,780 ▼0.79 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.98 ▲0.11 % ARI 4,780 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Europa

Hollande-Merkel: BE rol gjithëpërfshirës në marrëveshjen ruso-ukrainase të gazit

hollande-merkelBashkimi Evropian do të luajë rolin e tij gjithëpërfshirës për të lehtësuar marrëveshjen e arritur dje në mbrëmje në Bruksel për zgjidhjen e përkohshme të konfliktit të gazit mes Rusisë dhe Ukrainës, theksoi presidenti francez, Francois Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Sipas një komunikate të publikuar nga Elysee, François Hollande dhe Angela Merkel u takuan në mbrëmje me presidentët Vladimir Putin dhe Petro Poroshenko.
Katër zyrtarët përshëndetën përfundimin e negociatave për livrimet e gazit rus në Ukrainë, ndërmarrë në sajë të ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian.

“Hollande dhe Merkel theksuan se Bashkimi Evropian do të luajë rol gjithëpërfshirës në bashkëpunim me partnerët e saj (SHBA, anëtarët e G7, FMN) për të lehtësuar zbatimin e marrëveshjes së arritur”, vijon komunikata.

Përveç të tjerave, presidenti francez, Hollande dhe kancelarja gjermane Merkel nënvizuan rëndësinë e zbatimit të plotë të protokollit të Minskut të 5 shtatorit 2014, në kuadër të një zgjidhjeje politike afatgjatë të krizës aktuale në lindje të Ukrainës dhe uruan fillimin e dialogut kombëtar mes autoriteteve ukrainase dhe separatistëve.

Një marrëveshje që mundëson garantimin e livrimit të gazit rus në Ukrainë deri në muajin mars të vitit 2015 u nënshkrua dje në mbrëmje në Bruksel nga Rusia, Ukraina dhe Bashkimi Evropian, theksuan gazetarët.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e Energjisë së dy vendeve, rusi, Alexander Novak dhe ukrainasi, Juri Prodan dhe nga komisioneri evropian për Energjinë, Gunther Oettinger

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.