Horoskopi 3 shtator 2015
Dashi
Do të merrni një lajm shumë të mirë i cili do t’ju shpalosë përpara shumë mundësi. Nëse jeni beqar do t’i dedikoheni një njohjeje të re, ndërkohë nëse jeni çift do të keni mundësi ta zyrtarizoni.
Demi
Një kolege shumë e sjellshme dhe e gjendur për ju do t’ju ndihmojë të largoheni nga një situatë thuajse e mërzitshme dhe komprometuese. Nuk duhet të jeni të bezdisshëm ndaj personit që doni, mos propozoni asgjë.
Binjakët
Detyrat që do t’ju caktohen sot do të jenë vërtet të vështira dhe delikate, por nuk duhet të shpërqendroheni për të mos shkuar në limite. Do ta kuptoni se nuk keni nevojë për një aventurë, por për një person që kujdeset për ju.
Gaforrja
Do të jenë ende të shumta vështirësitë që duhet të përballoni, por do të jeni aktiv në të gjitha çështjet, madje arritjet tuaja do të vlerësohen dhe do të merren si shembull. Nuk do të merrni këshilla interesante.
Luani
Do të merrni rezultate të mrekullueshme, të cilat do t’ju simulojnë të jepni më shumë, do të keni një vizion më të qartë i cili do t’ju lejojë të veproni shpejt.
Virgjëresha
Kjo ditë do të jetë shumë pozitive për juve që i përkisni shenjës së virgjëreshës, sidomos nëse jeni profesionist të lirë, sepse do të keni mundësi të fitoni më shumë. Do të fitoni simpatinë e një personi të dashur.
Peshorja
Mos u justifikoni më për një gabim që e keni bërë, sepse mbase askush nuk do ta vërë re, edhe sepse nuk është i rëndësishëm. Personi i dashur do të bëjë gjithçka për t’ju hequr mendjen nga të gjitha problemet e përditshme.
Akrepi
Do të keni një talent shumë të madh që do t’ju lejojë të superoni dyshimet dhe pasiguritë rreth një misioni që u është besuar prej pak kohësh, kërkoni gjithsesi ndihmën e kolegëve.
Shigjetari
Me impenjimin dhe dedikimin tuaj do të fitoni simpatinë e një shefi, që do t’ju japë mundësinë të rriteni profesionalisht. Gjatë kësaj faze do të jeni shumë të kujdesshëm ndaj partnerit/partneres.
Bricjapi
Do të keni mundësi të vini në pah aftësitë tuaja dhe t’i bëni shumë të dobishme për agjencinë ku punoni, por bëni kujdes ama me përpikmërinë. Yjet ju këshillojnë që të mos jeni bezdisës ndaj personit të dashur.
Ujori
Do të ndieni një indiferencë shumë të madhe ndaj një mundësie e cila do t’ju jepet në këtë ditë, por që në të vërtetë mund të jetë një rast i mirë për rilindje. Duhet të fitoni mbi dëshirat.
Peshqit
Do të jeni shumë bindës dhe do të arrini të fitoni simpatinë e kolegëve me batuta të vendosura; por gjithsesi evitoni fjalët e shumta. Do të jeni shumë kuriozë për një telefonatë e cila do t’ju ngrejë dyshime.