Horoskopi për datën 1 korrik 2015
Dashi
Do të kaloni një fazë jo të mirë në dashuri, shkakun duhet ta kërkoni në gabimet e bëra gjatë një raporti. Do të jetë e vështirë që të rikuperoni një situatë.
Demi
Marrëdhënia e dashurisë do të prishet për shkak të problemeve të dashurisë. Pendesa dhe humori i keq do të prishin gjithë ditën tuaj. Ju rekomandohet të jeni më të kuptueshëm me të tjerët.
Binjakët
Humori juaj mund të ndryshojë nga ndonjë keqkuptim i cili do t’ju ndodhë pasdite. Por në mbrëmje do të jeni sërish mirë për të përballuar një çështje të rëndësishme. Të lumtur në dashuri.
Gaforrja
Për ata që po mendojnë të organizojnë një festë ose një darkë, duhet të dini që të vlerësoni listën e atyre që do të ftoni, pra bëni një seleksionim. Probleme financiare dhe me bankat.
Luani
Do të komunikoni me miq që i keni larg. Dikush do t’ju besojë sekrete. Në dashuri do të vuani nga disa “përleshje”, për shkak të një xhelozie të kotë. Bëni gjërat e duhura në momentin e duhur.
Virgjëresha
Periudhë e pasur me ngjarje të kënaqshme. Megjithatë, përpiquni që të takoni vetëm persona alegro. Lëreni mënjanë krenarinë dhe kërkoni që të sqaroni një situatë të vështirë me partnerin/en.
Peshorja
E ardhmja nuk do t’ju duket shumë bindëse ose të paktën ashtu siç dëshironi. Mashtrimet dhe tradhtitë e së shkuarës po ju lënë gjurmë edhe në të tashmen.
Akrepi
Mos shkoni në “gjueti shtrigash”: askush nuk e ka me ju, por është karakteri juaj ai i cili sheh fantazma gjithandej. Jini më në paqe me veten. Kalojeni ditën ashtu siç dëshironi.
Shigjetari
Është e kotë të qëndroni gjithmonë në mbrojtje ndaj partnerit. Përpiquni të krijoni një “klimë” më të qetë. Shumë punë shtëpie ju presin. Periudha e vështirësisë është ende e gjatë, fatkeqësisht.
Bricjapi
Sjellja juaj i pëlqen shumë pak dikujt që për ju ka shumë rëndësi, ndaj jini vetvetja. Në mbrëmje do të merrni një vendim të rëndësishëm. Shihni mundësinë e kryerjes së dy punëve.
Ujori
Plutoni, Saturni dhe Jupiteri duket se janë “rreshtuar” në favorin tuaj, gjithsesi përdoreni gjithmonë zgjuarsinë tuaj. Do të keni ngritje dhe ulje humori prej momenteve të nostalgjisë.
Peshqit
Shumë prej jush do të kenë raste të reja për të treguar vlerën dhe meritat e tyre. Ndërsa disa të tjerë mundësi të çmuara për rikthime në dashuri apo për diskutime të rëndësishme.