Horoskopi

Horoskopi për datën 1 maj 2015

Dashi

Prilli ju ka lënë kujtime të bukura. Por as maji nuk do t’ju nisë keq, veçanërisht për sa u takon çështjeve profesionale dhe atyre personale që i keni lënë pas dore.

Demi

Mërkuri te shenja juaj do të ndikojë te realizimi i një biznesi të ri. Shpenzime të papritura. Mos i lini gjërat për nesër. Duhet t’ia dilni mbanë më me shumë përpjekje.

Binjakët

Ajo që po prisnit do të vijë. Një takim emocional sekret. Kjo do të jetë një tjetër ditë me fat. Do të jeni krijues dhe tërheqës. Do të përjetoni agimin e një dite të re në çdo kuptim.

Gaforrja

Bëni kujdes sepse sot mund të lind një flirt i rrezikshëm ose një lidhje e komplikuar. Ndaj mos u fiksoni duke menduar një person që nuk ju meriton aspak. Thellë-thellë ju e keni kuptuar këtë!

Luani

Dashuri të largëta mund të shfaqen papritmas. Në fakt është dikush që nuk ka reshtur kurrë së dashuruari. Atë mund ta takoni pikërisht sot. Favorizuese edhe detyrat që do t’ju jepen në punë.

Virgjëresha

Mos bëni hapa mbrapsht mbi një vendim që tashmë e keni marrë, që i takon miqësisë. Ju keni të drejtë dhe nëse do ta bëni këtë gjë, personaliteti juaj do të humbë. Do të dëgjoni shumë thashetheme.

Peshorja

Hapini dritaret, është pranverë! Muret e shtëpisë ju mbrojnë ndoshta nga rreziqet e jashtme, por ju ndalojnë që të mblidhni shumë mundësi përtej tyre. Ndaj filloni të lëvizni.

Akrepi

Sot do të jetë një ditë perfekte për t’i bërë kritikë vetes dhe për të zbuluar disa anë karakteri që duhen përmirësuar. Do të ndiheni të lodhur dhe dembelë. Shmangni stresin.

Shigjetari

Mos lejoni që xhelozia të fitojë mbi ju. Largojini nga mendja mendimet e kota mbi tradhtinë. Jini më të dashur me partnerin/en. Do të pendoheni nëse do të “hakmerreni”.

Bricjapi

Dashuri diskrete për ata që kanë lindur ditën e enjte. Mund të keni nevojë për maksimumin e përqendrimit dhe të vullnetit për të zgjidhur ndonjë problem të vogël me partnerin.

Ujori

Një situatë që e keni veçanërisht për zemër është e rikuperueshme. Reflektoni dhe jeni të përgjegjshëm. Dikush që nuk e shihni prej shumë kohësh do t’ju gëzojë pa masë.

Peshqit

Impulsiviteti që do t’ju karakterizojë sot mund të provokojë ndonjë problem. Kështu që mos e shfaqni direkt atë në çdo ambient ku do të shkoni apo punoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button