Horoskopi

Horoskopi për datën 10 qershor 2015

Dashi

Hëna do të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj, duhet të tregoheni të kujdesshëm me ushqimin dhe ndoshta të qetësoheni duke qëndruar pak vetëm për të kuptuar se në cilat fusha duhet të angazhoheni më shumë.

Demi

Vazhdoni të ecni përpara me projektet tuaja, iniciativat, takimet dhe bizneset, sepse në ndonjë cep mund të ketë “flori”. Hëna do të jetë shumë interesante për takimet sociale, udhëtimet.

Binjakët

Ndaluni pak për t’iu përkushtuar më shumë shëndetit, sepse sot do të ndieni dhimbje të çuditshme nëpër trup. Nuk do të ishte keq nëse do të bënit një vizitë. Në diskutim do të vihet pozicioni i punës.

Gaforrja

Nuk duhet të shihni armiq kudo, por është e vërtetë se ka shumë persona që duan të futen në punët tuaja. Kjo do të thotë me siguri se ata duan t’ju prishin punë prej zilisë.

Luani

Aftësi dhe raste ndryshimi, mbyllet një kapitull dhe anonçohet një sezon i ri, i ngjeshur, por produktiv. Do të meritoni një çmim edhe për dedikimin tuaj ndaj familjes, shtëpisë dhe dashurisë.

Virgjëresha

Stresin do ta ndieni edhe më shumë kur Hëna do të ndryshojë. Do të keni keqkuptime në bashkëpunime, por edhe në marrëdhënien tuaj në çift. Kujdes bëni edhe ndaj ushqimit dhe ilaçeve.

Peshorja

Transit i mirë dhe stimulues për suksesin tuaj, për biznesin dhe për dashurinë. Superoni një moment dobësie, impenjohuni pa rezerva, sepse më pas mund të shkëlqeni!

Akrepi

Sot do të udhëhiqeni më së shumti nga Mërkuri dhe Urani. Kjo do të thotë se do të jeni përballë një “dere” të madhe. Shihni më shumë anën e mirë të gjërave për të qenë të lumtur.

Shigjetari

Përqendrohuni në veten tuaj, mendoni për mirëqenien fizike ose shpirtërore. Zërat dhe ngjarjet e përsëritura do t’ju bezdisin. Për të mirën tuaj programoni një vizitë mjekësore.

Bricjapi

Të gjitha llojet e komunikimit do të jenë shumë të favorizuara për ju. Ndërkohë ju këshillohet që të bëni një udhëtim për të luftuar rutinën në dashuri, sepse kohët e fundit jeni mërzitur shumë.

Ujori

Do të keni shumë dëshirë për të lëvizur drejt situatave të reja profesionale ose private dhe sipas nevojave tuaja. Realizojeni këtë dëshirë, sepse nga planetët do të jeni të favorizuar.

Peshqit

Programoni momente të shpeshta qetësie. Dëshirat tuaja të këqija ndaj disa personave ka mundësi që të kthehen drejt jush. Ndaj bëni shumë kujdes dhe ndryshoni mënyrën e të ndjerit të gjërave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button