Horoskopi

Horoskopi për datën 12 qershor 2015

Dashi

Mos e anashkaloni një situatë e cila është bërë kritike me kalimin e kohës. Jepini një zgjidhje derisa jeni në kohë. Sot është rasti i duhur për të bërë një sqarim të rëndësishëm.

Demi

Nuk është momenti që ta lini veten të “bjerë” në situata që nuk lejojnë rezultate konkrete. Bëni kujdes që të mos grindeni me dikë për shkak të nervozizmit.

Binjakët

Amvisat paralajmërohen që të tregojnë kujdes ndaj objekteve që presin, sepse ka shumë mundësi që të dëmtohen prej shpejtësisë së punëve në kuzhinë. Mos jini të turpshëm me personin që keni në zemër.

Gaforrja

Nëse dëshironi që të kaloni një ditë të bukur, jini tolerantë dhe veproni me maturi. Një telefonatë ose një takim do t’ju sjellë humor të mirë. Bëni kujdes ndaj shpenzimeve.

Luani

Do të ndiheni shumë xhelozë: mos u kushtëzoni nga xhelozia, por tregohuni të dashur. Mbrëmje me ndonjë keqkuptim. Një mik i afërt nuk do të tregohet i sinqertë ndaj jush.

Virgjëresha

Është momenti ideal për të thelluar miqësitë që keni veçanërisht në zemër. Mos harroni që nga miqësitë shpesh lindin ndjenjat. Disa beqarë duhet të bëjnë llogarinë për padurimin e tyre.

Peshorja

Takime të reja në horizont: më në fund do të njihni persona vërtet interesantë, të cilët mund t’ju kthehen edhe në të dobishëm. Ata që presin të ndihmohen, do të zhgënjehen.

Akrepi

Do të tërhiqeni nga gjërat që janë më të dashura. Lëvizje parash. Duhet të impenjoheni më shumë nëse dëshironi të arrini suksesin. Ata që kanë një aktivitet privat, duhet të punojnë më shumë dhe më mirë.

Shigjetari

Kreativitet dhe inspirim në shumë gjëra të vogla. Jini më tolerantë me të afërmit dhe shefat. Ditë diskrete për sa u takon marrëdhënieve me miqtë. Të vërtetat për lidhjen tuaj dashurore do të dalin me kohën.

Bricjapi

Nëse keni një problem në dashuri mos ktheni faqe duke e injoruar, ose akoma më keq duke u shtirur se nuk ka asgjë që nuk shkon: përballuni dhe komunikoni për çdo gjë. Nëse jeni ndarë, bëjini mirë llogaritë.

Ujori

Afërdita do t’ju ndihmojë që të gjeni fjalët e duhura nëse keni një problem në marrëdhënien tuaj dashurore, por veprimet duhet t’i kontrolloni vetë.

Peshqit

Mos lini pas dore asgjë nga ajo çka keni caktuar të bëni sot, madje bëjini në mënyrën tuaj më të mirë. Marrëdhënia në distancë nuk ju bën që të jetoni dashurinë ashtu siç dëshironi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button