Horoskopi për datën 16 maj 2015
Dashi
Pavarësisht situatës së krizës ekonomike në përgjithësi, ju do të jeni më të avantazhuar se të tjerët sot, falë Hënës dhe Jupiterit të lidhur me fatin. Në aspektin e dashurisë nuk do të jeni edhe aq mirë.
Demi
Ndjenjat dhe emocionet do të thellohen edhe më tej në mënyrë harmonike. Projektet e dashurisë dhe iniciativat profesionale do të kenë aprovimin e Hënës në shenjë. Nga sot për ju do të nisë diçka e re.
Binjakët
Javën që do të vijë do ta nisni me entuziazëm tjetër, dedikojani personit të zemrës fundjavën. Përqendrohuni te mendimet dhe te jeta juaj në mënyrë sa më serioze.
Gaforrja
Pozicioni i Marsit dhe i Saturnit në shenjën tuaj nuk është në aspektin e duhur. Do të shqetësoheni për shëndetin dhe për punën. Në dashuri do të përjetoni papritur romanticitetin e dikurshëm.
Luani
Si një masë paraprake ju këshillohet që të kontrolloni fytin, shpatullat dhe tensionin. Ditën e parë të fundjavës do ta kaloni në relaks të plotë e sidomos pasdite.
Virgjëresha
E sotmja do të jetë një “frymëmarrje e re” e re në jetën tuaj. Do të keni mundësi të ngjisni shkallët e suksesit duke kuptuar lëvizjet e konkurrencës. Në dashuri, pas pasionit, izolohuni një moment.
Peshorja
Si në jetën private ashtu edhe në atë profesionale, sot Hëna e re do t’ju japë energji të reja dhe pozitive. Do të keni mundësi që të fitoni të ardhura të tjera.
Akrepi
Ndryshime të nevojshme, të paevitueshme. Iniciativat e nisura, zgjedhjet e bëra, në periudhën e Hënës së re do të vlerësohen shumë. Në dashuri duhet të bëheni më të kthjellët.
Shigjetari
Nuk do të mund të qetësoheni dot këtë të shtunë: faktet dhe rrethanat do t’ju detyrojnë që të jeni vazhdimisht të pranishëm në punë dhe në ngjarjet e të afërmve.
Bricjapi
Bëni diçka për trupin dhe bukurinë tuaj, sepse duket se Venera do të ndikojë për keq në këtë aspekt. Gjithsesi, kjo nuk duhet t’ju pengojë për të organizuar fundjavën.
Ujori
E sotmja do t’ju paraqesë një fazë të vështirë për familjen dhe rikthimet në dashuri. Pavarësisht se të shtunën e kishit imagjinuar një ditë pushimi total, premisat janë të pakta që kjo gjë të ndodhë.
Peshqit
Ju leverdis të qëndroni në “piedestal”, por pa qenë shumë këmbëngulës. Fati do t’ju paraqitet falë takimeve rastësore dhe njohjeve të reja. Në dashuri sidomos do të jeni shumë të favorizuar.