Horoskopi

Horoskopi për datën 18 korrik 2015

Dashi

Përgatituni për një të shtunë të çuditshme, gjatë së cilës ajo që normalisht të bezdiste do t’ju bëjë indiferentë. Mbrëmja do të jetë më e qetë për ju.

Demi

Më në fund nesër mund t’i dedikoni kohë gjësë që ju pëlqen më shumë të bëni: ditët e fundit ju kanë lodhur shumë, ndaj thjesht qëndrimi në shtëpi është një ide e mirë.

Binjakët

Nuk është absolutisht rasti për të ndier nostalgji dhe as xhelozi. Ndaj impenjohuni që të mos bëheni pre e tundimit për të menduar keq. Dedikojuni gjërave të tjera.

Gaforrja

Keni akumuluar absolutisht shumë gjëra për t’i përballuar në këtë të shtunë. Mësohuni që punën e sotme të mos e lini për nesër. Mundohuni të mos jeni shumë nervozë në mbrëmje.

Luani

Demonstroni besimin e merituar që një pjesë e miqve kanë për ju. Përfundoni gjithmonë detyrat aktuale, më pas merruni me ato të “nesërmet”. Në darkë “zhytuni” për të festuar.

Virgjëresha

Sot do t’ju bëhet një propozim mjaft interesant, i cili do t’ju vërë para shumë mundësive. Përpara se të pranoni apo të reflektoni, konsultohuni me disa miq të besuar.

Peshorja

Sot do të bëni një “xhiro” në kujtimet e vjetra dhe disa prej tyre do t’i shihni me sy tjetër. Rrethanat nuk kanë ndryshuar, ndaj duhet të kuptoni se do të jeni po ju vetë që do t’ia dilni të ecni përpara.

Akrepi

Këtë të shtunë shfrytëzojeni deri në maksimum për t’u çlodhur dhe bëni gjithçka që ju pëlqen më shumë, në mënyrë që të rigjeneroheni dhe të çlironi mendjen nga të gjitha mendimet që po ju “mbytin”.

Shigjetari

Mos e gënjeni veten. Riparja e disa vendeve dhe e disa personave ju ka sjellë në mendje situata që i kishit harruar dhe tani është normale që t’i bëni pyetje vetes. Zgjidhja nuk mund të vijë menjëherë.

Bricjapi

Dita juaj e shtunë nuk do të jetë një ditë e thjeshtë: do t’ju duhet të përballoni shumë çështje. Është e rëndësishme që të veproni me mendje të ftohtë pa marrë parasysh dendurinë e mendimeve.

Ujori

Kjo e shtunë për ju do të jetë një ditë impenjative në sensin pozitiv të gjërave: do të keni shumë gjëra për të bërë dhe pothuajse të gjitha do të kërkojnë impenjimin tuaj 100%.

Peshqit

Nëse nuk dini se nga t’ia nisni, atëherë lini mënjanë gjërat më pak të rëndësishme. Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë që t’i besoni edhe instinktit, duke mos menduar shumë gjatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button