Horoskopi

Horoskopi për datën 19 maj 2015

Dashi

Dashuria do të jetë në ekuilibër për çiftet që janë bashkë për një kohë të gjatë, ndërsa ata që kanë pak kohë të lidhur do të kalojnë një krizë vendimi për të ardhmen e tyre.

Demi

Sot do të jeni dakord vetëm me ata që kanë të njëjtat interesa si ju. Intuitën do ta keni të fortë, por do të jeni pak nervozë. Në dashuri ndiqni zemrën.

Binjakët

Do të keni mundësi të takoheni me persona që nuk i shihni prej kohësh. Të reja të mira në lidhje me studimet dhe me punën, por edhe me shitjet apo çështjet e ndryshme të biznesit.

Gaforrja

Për ju sot janë parashikuar suksese personale dhe profesionale. Por në familje do të diskutoni në lidhje me paratë ose për çështje xhelozie. Gjithsesi humori i mirë nuk do t’ju braktisë.

Luani

Ju pret një ndryshim i vogël. Përpiquni që të mos hutoheni. Mos prisni kohë për atë vendim. Bisedoni me një person që është shumë xheloz për ju, duke e pyetur për arsyet e xhelozisë së madhe.

Virgjëresha

Bëjeni çdo gjë me pozitivistet sot sepse Hëna dhe Marsi ka mundësi të ndikojnë për keq, duke ju shkaktuar keqkuptime me miqtë, kolegët dhe partnerin apo partneren.

Peshorja

Sot humori do të përjetoni ngritje dhe ulje humori. Lini mënjanë polemikat e vjetra dhe bëni figurë të mirë dhe lojë të keqe në çdo rast. Do të përfitoni shumë avantazhe.

Akrepi

Jeni më të kujdesshëm dhe mos nxitoni pas një marrëdhënie që nuk është shumë e pastër. Mos u vononi mbrëmjeve jashtë, sepse keni nevojë që të rikuperoni forcat me një periudhë çlodhje.

Shigjetari

Mos kini frikë për t’u përballuar me një situatë në dukje stresuese. Kini kurajë dhe qëndroni me këmbë në tokë. Jini bujarë në propozimin e zgjidhjeve të duhura.

Bricjapi

Kurojeni pamjen tuaj duke zgjedhur produkte kozmetike më cilësore edhe pse do t’ju duhet që të shpenzoni pak për to. Do të luftoni për ose në llogari të miqve tuaj. Në punë do të zhgënjeheni.

Ujori

Një person do të dojë të sqarojë me ju disa aspekte të një situate që është krijuar mes jush. Fitoni kohë dhe mos jini impulsivë. Në dashuri mos shpenzoni kohë me persona jo të duhur për jetën tuaj.

Peshqit

Duhet të shihni edhe një herë marrëdhëniet me shoqërinë tuaj: jo të gjithë janë të sinqertë dhe e meritojnë miqësinë tuaj. Rrini larg njerëzve që duan të shkatërrojnë marrëdhënien tuaj në çift.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button