Horoskopi për datën 20 korrik 2015
Dashi
Duhet të socializoheni më shumë sot. Frekuentoni vendet me shumë njerëz ose palestrën. Pranoni ftesat e ngjarjeve të ndryshme.
Demi
Sot jo gjithmonë do të gjendeni në kushtin e duhur për të bërë zgjedhje: duhet të merrni parasysh faktorë të shumtë, për një zgjedhje të vetme.
Binjakët
Bëjini gjërat me qetësi. Mos vraponi si me punët ashtu edhe me makinën. Do të keni shumë gjëra për të bërë. Mos e lini pas dore dashurinë.
Gaforrja
Do të ndiheni plot dyshime dhe pasiguri sot. Faji i Afërditës, e cila do t’ju vihet kundër. Në mbrëmje, Hëna do t’ju bëjë më keq.
Luani
Do të ndiheni shumë përtac, por duhet të kujtoni se duhet të aktivizoheni shumë për të çuar deri në fund atë që filluat.
Virgjëresha
Sajoni kohë të nevojshme për të organizuar gjërat tuaja në mënyrë që të keni krahë të lirë mbi vendime që mund të justifikojnë një të ardhme të mirë.
Peshorja
Vlerësojini mirë pasojat e gjërave që do të bëni sot. Nëse dikush nuk ka treguar respekt ndaj jush, duhet të dini se shumë shpejt do t’ju kërkojë falje.
Akrepi
Duhet të bëni një ndarje të drejtë mes kohës që duhet të shpenzoni për t’u çlodhur dhe asaj për të punuar. Mos i humbni kollaj energjitë.
Shigjetari
Gjërat nuk do t’ju shkojnë më mirë nëse fajësoni të tjerët. Mundohuni që të reflektoni më shumë për gabimet tuaja. Blini gjëra të domosdoshme.
Bricjapi
Ju këshillohet që të mos udhëtoni sot dhe nëse nuk mund ta shmangni dot, bëni shumë kujdes. Përdorni qartësinë në maksimum për çdo gjë.
Ujori
Kërkoni te miqtë tuaj anën e qetë të një mbrëmjeje në shoqëri dhe alegri: keni nevojë që të relaksoheni. Bëjeni pa u menduar gjatë.
Peshqit
Për këdo që pret një ndihmë nga ndonjë i afërm duhet të dini se do të zhgënjeheni shumë. Besojuni forcave tuaja më mirë.