Horoskopi

Horoskopi për datën 21 maj 2015

Dashi

Sot do të keni kurajën e mendimeve tuaja: sigurohuni që të jenë vendimtare. Perspektiva të duhura për të rinovuar shtëpinë. Saturni kapriçioz do t’ju bëjë të vuani pak në darkë.

Demi

Kujtohuni se sa herë e keni mërzitur partnerin apo partneren tuaj! Ndaj nëse sot ua kthen në të njëjtën mënyrë mos u ankoni, por jini të kuptueshëm. Të reja të mira do të merrni së shpejti, gëzojuni.

Binjakët

Kushtojini vëmendjen një personi në miqësinë tuaj: ka ndjenja për ju, por nuk ka guximin t’ua thotë. Mos prisni që t’ju trokasë dashuria po nuk e patët zemrën e lirë.

Gaforrja

Të lindurit ditën e mërkurë mund të marrin ndonjë lajm të mirë në dashuri. Mund të maturoheni me ide vërtet ambicioze. Kultivojini me ekuilibër dhe Jupiteri do t’ju sigurojë suksesin.

Luani

Marsi dhe Plutoni do t’ju bëjnë të fortë dhe rezistentë pothuajse gjatë gjithë ditës. Nëse doni që marrëdhënia juaj me partnerin të përmirësohet, duhet të impenjoheni vazhdimisht.

Virgjëresha

Nëse po jetoni një ëndërr mos u ndieni shumë rehat, por kthehuni me këmbë në tokë dhe stimulohuni nga ajo që jeta ju ofron dhe jo nga ajo që ju do të donit. Mundohuni të jeni të durueshëm.

Peshorja

Mos lejoni ndërhyrjen e një Virgjëreshe në çështjet tuaja personale. Do të jeni tepër optimistë, por mos premtoni gjëra që nuk mund t’i mbani. Një mik do t’ju bëjë që të ndieni emocione të reja.

Akrepi

Nëse nuk mësoni të dëgjoni tjetrin, vështirë se do t’ia dilni ta kuptoni. Jini të hapur dhe të disponueshëm sot dhe mos u mbyllni në vetvete për zgjidhjen e problemeve që ju shqetësojnë.

Shigjetari

Do të ndiheni mjaft nervoz. Nuk është në stilin tuaj kjo gjendje, ndaj merreni veten shpejt. Mundësi të mira për të parë persona që nuk i shihni prej kohësh prej fajit tuaj më shumë, sepse keni humbur kontaktet.

Bricjapi

Mund të keni probleme komunikimi me partnerin tuaj. Bëni kujdes edhe ndaj miqve dhe kolegëve të punës. Prej pak kohësh keni filluar të ndiheni të mbyllur me të tjerët. Mos u jepni rëndësi gjërave pa vlerë.

Ujori

Do të konfliktoheni me bashkëpunëtorët, vartësit ose nëpunësit. Do të jeni apatik sot, ndaj mundohuni t’i kuptoni ata që ju rrethojnë. Të favorshme do të jenë marrëdhëniet sentimentale, më pak të mira raportet e miqësive.

Peshqit

Telefonata të çuditshme do të merrni sot, por mos harxhoni kohë për të kuptuar se kush është. Do të përjetoni një lloj force të re në vetvete. Jeni shumë dorëlëshuar, mendoni për të vënë diçka mënjanë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button