Horoskopi

Horoskopi për datën 23 prill 2015

Dashi

Sot do të jetë dita kur do ta kuptoni më së miri se nuk dini të dashuroni ose më saktë ju jeni jo dhe aq të besueshëm në raport me partnerin tuaj. Do të rrezikoni shumë duke flirtuar me të tjerët.

Demi

Mundësi të mira. Për ju parashikohen fitime të mëdha intuitës tuaj shumë të zhvilluar. Mos i lini asgjë rastësisë. E ardhmja varet nga ju. Shumë pak të reja sot në frontin e dashurisë.

Binjakët

Në çështjet e zemrës duhet të bëni durim sot. Mos rrezikoni, por tregohuni tolerantë. Do të bëni një përshtypje shumë të mirë te të tjerët. Një surprizë e vogël ju pret.

Gaforrja

Mos kini turp që të përballoni një situatë që e keni për zemër. Ruani integritetin e diplomacisë tuaj dhe përpiquni që të superoni fjalët duke parë faktet. Mundohuni të fitoni besimin e partnerit.

Luani

Mbase është rasti që të largoheni pak nga personat që ju bëjnë të vuani më kot. Kini durimin që të ndryshoni diçka në jetën tuaj, duke u nisur edhe nga gjërat më të vogla. Mos mendoni më për ish-in/ish-en.

Virgjëresha

Nuk do të keni shumë mundësi për t’u çlodhur. Ju presin detyrat familjare sot. Është e kotë që mendoni për të shkuarën. Nëse më parë keni jetuar një lidhje ekstra me një bricjap, duhet të dini se ka qenë faji juaj.

Peshorja

Ndryshoni skenar për ndonjë ditë. Merrni në konsideratë një shëtitje në qytet ose një ditë në mal gjatë fundjavës. Do të bëni për vete persona simpatikë dhe seriozë.

Akrepi

Sot duhet të jeni praktik dhe rastet konkrete duhet t’i kapni që në ajër. Përmirësoni kontaktet shoqërore. Kreativitet dhe inspirim në shumë gjëra të vogla. Jini më tolerant me të afërmit dhe shefat.

Shigjetari

Nëse dëshironi të organizoni një udhëtim ose të shkoni me pushime shihini mirë ofertat e agjencive turistike. Ofertat ekonomike nuk janë gjithnjë ato më ekonomike. Preferoni më shumë qëndrimin në natyrë.

Bricjapi

Sot një këshillë që do t’ju jepet nuk do të rezultojë më e mira. Lëreni mënjanë krenarinë. Në mbrëmje hëna do t’ju bëjë shumë melankolik. Ktheni faqe.

Ujori

Mos i besoni një sekret një mikut tuaj: mos e lejoni veten që t’u tradhtojnë emocionet. Lajmet që do të dëgjoni dhe lexoni në media do t’ju trishtojnë pa masë. Kalojeni mbrëmjen me njerëzit më të dashur.

Peshqit

Mund të arrini rezultate mjaft të mira nëse përqendroheni. Do të kaloni disa vështirësi të vogla në punë. Këshillohuni nga dikush që i përket shenjës së Virgjëreshës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button