Horoskopi

Horoskopi për datën 24 nëntor 2014

horoskopiDashi

Jupiteri i ndodhur në një pozicion shumë të mirë do t’ju dhurojë sukses dhe shumë qetësi. Mos u nxitoni nëse doni të fitoni përshtypjen e të tjerëve.

Demi

Udhëtimet, transferimet, programet, telefonatat do të jenë të favorizuara për ju sot. Gjithsesi, evitoni vendet e mbyllura.

Binjakët

Do të drithëroheni nga një njohje e kohëve të fundit. Do të ndiheni në formë të shkëlqyer për të nisur një rrugë të re me plotë surpriza.

Gaforrja

Sot do të jeni veçanërisht kuriozë. Ditë ideale për të bërë gjëra të reja. Të favorizuara do të jenë udhëtimet e gjata dhe njohjet e reja.

Luani

Në punë gjërat nuk po ju shkojnë mirë: ndiheni të lodhur dhe e humbni shpesh toruan. Jini konstruktiv dhe pozitiv nëse doni t’ia dilni.

Virgjëresha

Tregohuni të vendosur. Vishuni në mënyrë elegante dhe do të ndiheni më të sigurt në vete. Në punë duhet të harxhoni më tepër energji.

Peshorja

Do të kaloni keqkuptime të vogla. Gjoba të mundshme. Dedikojuni leximit dhe relaksit. Kujdesuni për trupin tuaj. Ndieni dashurinë.

Akrepi

Planetët sot mund të ndikojnë keq te ju për t’jua bërë mëngjesin të “pamundur”. Por pasdite gjendja do të ndryshojë për pozitivisht.

Shigjetari

Më në fund një projekt që e keni shumë për zemër do të realizohet. Ndërsa beqarët do të lumturohen prej takimeve të reja që do të bëjnë.

Bricjapi

Lajme të mira për një çështje udhëtimi. Pini lëngje me vitamina për të qenë mirë nga shëndeti. Shmangni thashethemet dhe gënjeshtrat.

Ujori

Një rast i mirë për të sqaruar përfundimisht pozicionin tuaj me kolegët dhe miqtë. Në dashuri duhet të jepni më shumë nga vetja.

Peshqit

Përpiquni që të sillni në mendje ëndrrat tuaja sot, sepse mund t’ju sugjerojnë mesazhe të rëndësishme. Largoni kujtimet nga dashuria!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button