Horoskopi për datën 24 qershor 2015
Dashi
Kërkoni kënaqësinë e miqësive të reja. Mundohuni që të përfshini sa më shumë persona rreth jush për projektet dhe idetë tuaja. Do të doni të qartësoheni sa më shpejt për diçka, por mos harroni se çdo gjë ka kohën e saj.
Demi
Përpiquni që të mos e xhelozoni personin që e dashuroni, nuk keni arsye se përse ta bëni dhe sidomos mund të rrezikoni shumë. Mos i nënvlerësoni hipotezat për t’u prezantuar me dhuratë në një takim.
Binjakët
Sot mos i besoni askujt. Në punë kërkoni zgjedhjen optimale për të krijuar një ambient të qetë me kolegët. Ide dhe shpresa të ndryshme do të mbushin ditën e sotme. Do të jeni alegro.
Gaforrja
Nuk do të mungojnë momentet e tensionit në çift ose mes të afërmve dhe miqve. Duhet të përdorni në maksimum diplomacinë dhe të jeni të durueshëm. Nuk do të keni shumë dëshirë për të dalë. Çlodhuni.
Luani
Mund të shihni mundësinë e marrjes së një kredie, sidomos nëse paratë ju duhen për të realizuar një projekt që e keni për zemër. Mos reagoni ndaj provokimeve që do t’ju bëhen.
Virgjëresha
Nëse do të merrni pjesë në një provim ose intervistë pune mundohuni të arrini në kohën e duhur dhe të jeni të përgatitur: mund të jetë rasti i duhur për ju. Dikush nga e shkuara do të trokasë në derën tuaj.
Peshorja
Për çiftet është e nevojshme që të kërkojnë ekuilibrin e duhur. Do të ndiheni konfuz dhe të bezdisur pothuajse nga çdo gjë. Provoni të ndryshoni diçka nga jeta juaj, duke u nisur që nga sot.
Akrepi
Do të merrni një dhuratë shumë simbolike nga partneri ose partnerja juaj. Për nga ana e financave, mos shpenzoni më. Mundohuni të vini diçka mënjanë. Do t’ju shërbejë në të ardhmen.
Shigjetari
Mos u nxitoni për të nxjerrë konkluzione pa baza, sidomos në dashuri, sepse në të vërtetë nuk është momenti i duhur. Lëkundjet tuaja të herëpashershme të humorit varen vetëm nga mendimet që ju keni.
Bricjapi
Do të merrni një telefonatë të rëndësishme, mundohuni të jeni të ëmbël dhe jo të prerë në ato që thoni. Për punën e re, këmbëngulni shumë, së shpejti do të merrni meritat e duhura.
Ujori
Nëse jeni në kërkim të një pune të qëndrueshme insistoni me disa persona të së kaluarës, që e kanë treguar veten miq të mirë. Situata ekonomike është për t’u parë.
Peshqit
Disa prej jush do të marrin propozime interesante pune dhe do të përballojnë me entuziazëm çdo intervistë që do t’ju bëhet. Ndërsa ata që tashmë e kanë një punë duhet të japin maksimumin e tyre.