Horoskopi

Horoskopi për datën 25 shtator 2014

horoskopi21-320x181Dashi

Ka ardhur koha që të seleksiononi miqtë tuaj. Çifteve u leverdis të bëjnë zgjedhjet e duhura. Disa persona sot do të bëhen të bezdisshëm dhe të lodhshëm. Edhe nëse sot nuk do të ketë të reja, gjithsesi diçka do të lëvizë në hapësirë, sidomos lidhur me dashurinë. Mos humbisni durimin dhe qetësinë me kolegët e miqtë.

Demi

Momente magjike për të dashuruarit e lindur ditën e sotme, të hënën dhe të mërkurën midis orës 11:00-18:00. Merrni iniciativën për të filluar një punë ose një aktivitet sportiv. Do të jeni në formën e duhur për t’i përballuar sa më mirë.

Binjakët

Miqtë do të jenë shumë të kuptueshëm dhe të tërhequr ndaj jush. Do të tërhiqeni nga një person ndryshe nga ju. Perspektivë e mirë për të bërë investime. Tregoni kujdes në drejtimin e mjetit tuaj, evitoni telefonatat.

Gaforrja

Herët ose vonë një gabimi juaj do të bëjë që t’ju zbulohet një sekret. Evitojeni atë, për shkak të një xhelozie. Mos jini i nxituar në dashuri, mund të merrni një surprizë të keqe. Mos u hiqni sikur nuk ka ndodhur asgjë, merrni guximin për t’u ballafaquar me partnerin.

Luani

Ditë që fillon gëzueshëm. Para ose një dhuratë. Nëse nuk keni dalë dje, bëjeni këtë sot. Keni nevojë t’i përkushtoheni vetes. Do të keni mendime të ndryshme nga një koleg dhe kjo do t’ju çojë në një debat. Mundohuni të jini të qetë.

Virgjëresha

Do të kërkoni të kritikoni gjithçka dhe këdo sot. Mos krijoni polemika. Mos e teproni me ushqimin, alkoolin dhe duhanin. Prindërit nuk duhet të ndërhyjnë në zgjedhjet tuaja. Mundësi për të pasur të reja në jetën tuaj. Dashuria premton shumë sot.

Peshorja

Sot nuk është momenti për t’u izoluar dhe aq më pak për të kuptuar njerëzit që vërtet doni. Mund të mblidhni frytet e një impenjimi disamujor. Të rinjtë janë të favorizuar në lidhje me punën. Për çiftet, një natë jo e këndshme, ndërsa beqarët do të marrin një surprizë.

Akrepi

Keni guximin për të ndryshuar diçka në jetën tuaj sot, filloni me gjërat më të vogla dhe të realizueshme. Përdorni sensin e mirë dhe mos u rrëmbeni nga pasioni. Nëse në dashuri diçka nuk shkon mirë, kini durim dhe maturi, do të merrni një surprizë së shpejti.

Shigjetari

Sot do të këshilloni dikë falë sensit tuaj të mirë dhe mënyrës suaj të të bërit të gjërave. Jeni duke shpenzuar shumë, kurseni duke vendosur disa para mënjanë, do t’ju duhen. Dikush pranë jush ju mendon shumë, bëni sikur nuk keni kuptuar asgjë dhe tregohuni elegant si gjithmonë.

Bricjapi

Avantazhe në jetë për personat që merren me artin ose modën. Ditë e mbushur plot impenjime dhe entuziazëm, por mundohuni të çlodheni pak. Përdorni të gjithë dashurinë dhe impenjimin tuaj për të realizuar një projekt, nuk do të pendoheni.

Ujori

Të reja në dashuri. Një mbrëmje e mrekullueshme për ata që janë në çift. Do të keni energjinë e nevojshme për të përballuar një të papritur. Të duash do të thotë së pari të respektosh, nëse personi juaj i zemrës ndihet i parespektuar, kuptoni se jeni duke bërë një gabim të madh.

Peshqit

Kërkoni të mos përfshiheni në rutinë, mbi të gjitha largoni pesimizmin dhe jini më produktiv sesa të vazhdoni të ëndërroni me sy hapur. Të rinjve do t’ju hapet një dritare me suksese të vogla dhe me të reja. Evitoni shpenzimet. Do të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button