Horoskopi për datën 26 maj 2015
Dashi
Miqtë do të tërheqin vëmendjen tuaj. Dilni dhe pranoni një ftesë. Parashikohet që sot t’ju ndodhin takime dhe të reja interesante. Do të kontaktoni me persona aktivë dhe simpatikë. Me pak fjalë e sotmja do t’ju kënaqë pa masë.
Demi
Momente të lumtura në shtëpi ose të kaluara jashtë saj nën shoqërinë e familjarëve. Flirtet do të jenë të shumta. Fitore të mundshme në lojëra. Ide të sakta dhe një humor i mirë do të karakterizojë ditën tuaj sot.
Binjakët
Mos i jepni arsye partnerit tuaj për t’u bërë xheloz kot, mjafton aq sa është. Gjeni mënyrën për të qenë sa më transparent në sytë e tij. Keni shumë probleme, ndaj është më mirë t’i jepni zgjidhje sa më shpejtë.
Gaforrja
Bëni ndonjë veprim të mirë sot, qoftë edhe duke ndihmuar ndonjë i cili jeton me dyshime dhe pasiguri. Padyshim do të shpërbleheni me mirënjohje, por jo në mënyrë të menjëhershme.
Luani
Nëse po mendoni që t’i telefononi një miku që t’ju ndihmojë…mos e bëni, të paktën sot. Është dita më pak e duhur për të kërkuar favore dhe ndihmë. Hëna do t’ju inspirojë. Mësohuni të jeni të drejtë me të tjerët.
Virgjëresha
Marrëdhëniet me familjarët do të komplikohen papritur. Tani më shumë se kurrë jeni të detyruar të qëndroni të durueshëm dhe tolerantë. Në dashuri keni kohë për një histori të qëndrueshme, ndaj shijoni momentin.
Peshorja
Do të ndiheni tepër dinamik dhe të gjitha energjitë tuaja duket se do t’i harxhoni duke u plotësuar dëshirat fëmijëve, për të shkuar në kinema, në teatër ose jashtë në natyrë, ose do të programoni një udhëtim.
Akrepi
Nëse besoni se e keqja nuk ka kurrë fund do të thotë se nuk keni besim te të tjerët. Ndaj hiqeni një herë “spinën” dhe shijoni momente relaksi për të reflektuar mbi veten tuaj. Nëse gjërat do t’i shihni me më pozitivitet jeta juaj do të ndryshojë totalisht.
Shigjetari
Qëndroni larg nga personat idhnakë, qoftë në ambientin e punës, në atë familjar etj. Keni nevojë për të qëndruar vetëm. Sot mundohuni të kuptoni se çfarë do nga ju një person i cili po tregohet shumë këmbëngulës: bëni kujdes!
Bricjapi
Sot nëse mundeni bëjini një dhuratë partnerit tuaj, ose një shoku/shoqe të veçantë nëse jeni beqarë. Entuziazmi nuk ju mungon. Punoni shumë dhe me pasion, sepse këta janë faktorët që do t’ju çojnë drejt një rezultati të shkëlqyer.
Ujori
Dyshimet dhe mosbesimi nuk ju lënë të qetë! Bëni një pushim dhe mos u nxitoni në zgjedhjet sentimentale. Fitojeni gjithçka me një buzëqeshje edhe pse mund t’ju duhet i gjithë durimi për ta bërë këtë.
Peshqit
Mos mendoni se mund të zgjidhni gjithçka vetëm. Dëgjoni edhe mendimet e të tjerëve dhe më pas vendosni vetë. Sot mund të përfshiheni në një histori të rrezikshme që mund të sjellë pasoja të paimagjinueshme. Më mirë të jeni të kujdesshëm.