☁️
Tiranë 13°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.09 ▲3.93%
ARI 5,028 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,259 ▲ +1.03% ETH $2,327 ▲ +3.44% XRP $1.5305 ▲ +3.1% SOL $94.4600 ▲ +0.84%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.09 ▲3.93 % ARI 5,028 ▲0.51 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.09 ▲3.93 % ARI 5,028 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Horoskopi

Horoskopi për datën 28 prill 2015

Dashi

Takimet me superiorët dhe personat me influencë në shoqëri do t’i keni tepër të lehta sot. Mos mendoni që do t’ju ndodhin vetëm gjëra të bukura, sepse do të zhgënjeni veten.

Demi

Që nga sot do të keni mundësitë që të ndërtoni një të ardhme më të mirë: mos u mashtroni nga trishtimi i së kaluarës suaj. Tani ju presin vetëm gjëra pozitive.

Binjakët

Jini më realistë në radhë të parë me veten. Shmangni dhënien e borxheve. Do t’ju mungojë durimi si në punë ashtu edhe në dashuri. Pra një ditë paksa e mërzitshme.

Gaforrja

Përtacia duket se do t’ju mbërthejë paksa sot: në një moment të ditës do të ndieni një nevojë të fortë për t’u çlodhur. Disa prej jush duhet të nxitojnë nëse nuk duan të humbasin diçka pasdite.

Luani

Hëna do të ndikojë pozitivisht për sa u përket qëllimeve. Lini jashtë zemrës suaj problemet familjare. Ndizni besimin në vete, por edhe tek të tjerët sepse sot do ta keni më se të nevojshme.

Virgjëresha

Në dashuri ecni përpara dhe mos u ktheni mbrapsht: bëni gjithçka sikur asgjë të mos ekzistonte. Ju presin emocione të reja dhe të pakrahasueshme. Nga shoqëria do të zhgënjeheni.

Peshorja

Mundësi të mira dhe konkrete për këdo që është në kërkim të një pune. Mos u mjaftoni vetëm me ofertat e para. Edhe ana ekonomike do të jetë e mirë kështu që nuk do të shqetësoheni për këtë gjë.

Akrepi

Do të ndiheni jo shumë energjik dhe do të preferoni të qëndroni vetëm. Në familje do të kaloni gjithçka mirë. Mos shpresoni te ndihma e një personi të njohur.

Shigjetari

Mos bini aq shumë pre e melankolisë nëse sot ju ndodh të mendoni për një person që për ju ishte shumë i rëndësishëm, por që tani ka dalë nga jeta juaj. Realiteti juaj mund të ndryshojë. Besoni në këtë.

Bricjapi

Nëse jeni në kërkim të një shtëpie sot është një ditë e mirë për të gjetur rastin e duhur. Gjatë ditës së sotme do të kaloni edhe ndonjë moment negativ e mund të ndiheni në humor të keq.

Ujori

Një bashkim ndjenjash ose miqësie do të bëhet edhe më solid. Bëni shumë kujdes ndaj keqkuptimeve që mund t’ju prishin gjithçka. Rigjeneroni energjitë tuaja. Bëhuni më të komunikueshëm.

Peshqit

Energjitë nuk do t’ju mungojnë: sot do të jetë momenti që të filloni të realizoni një projekt të cilin e keni për zemër e që e keni menduar për shumë kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.