Horoskopi

Horoskopi për datën 29 maj 2015

Dashi

Presioni i Hënës do të ndihet te bashkëpunimet, tensione në martesë për vendimet që do të merrni, mund të ndryshojnë edhe raportet me superiorët, por rezultati final do të jetë në favorin tuaj.

Demi

Pranoni të gjithë të vërtetat, dita do të jetë e pasur me ndikime pozitive për punën dhe biznesin, takime verbale, mundësi për të përmbyllur menjëherë dhe për të fituar.

Binjakët

Të gjithë do të jetoni triumfin e dashurisë. Rinovoni një premtim, martohuni ose filloni të kërkoni nëse jeni vetëm. Keni gjetur mënyrën tuaj më të mirë për joshjen. Karrierë e mirëpaguar.

Gaforrja

Fshihni në vete konfliktin që ju mundon ndaj dikujt. Hëna do të nxisë në ju mendime racionale. Për disa prej jush kjo do të jetë diçka me leverdi. Merrni në konsideratë një moment romantik në mbrëmje.

Luani

Mos e shpërdoroni kohën. Rezervat personale të orës do të rriten me Jupiterin në shenjë. Bëni përpara, flisni, njerëzit do t’ju dëgjojnë dhe do t’ju ndihmojnë me kënaqësi.

Virgjëresha

Nëse ju vijnë para, do të vijnë nga larg, ose falë personave që jetojnë diku tjetër dhe që do të bënit mirë t’i vizitoni gjatë periudhës së pushimeve. Yjet do të ndikojnë te miqësia e mirë.

Peshorja

Kjo hënë e majit do të lërë te ju një shenjë të pashlyeshme në jetën profesionale. Me fëmijët e vegjël do të përjetoni një lumturi të pashoqe. Në përgjithësi do të kaloni një ditë me fat.

Akrepi

Muzika, leximi, shëtitjet e gjata buzë detit do të jenë pjesë e ditës së sotme. Jeni bërë artistë edhe në punën e përditshme, artistë në lojën e joshjeve, por jo frekuentimin e muzeve.

Shigjetari

Ndonjë frazë e kotë duket se do t’ju shpëtojë shpesh sot. Duhet të dini se Mërkuri është një “gjarpër” që ju provokon dhe gëzohet kur ju humbni kontrollin mbi veten tuaj.

Bricjapi

Hëna do të ndikojë negativisht te ju deri ditën e shtunë. Negativiteti i saj duket se do t’ju prekë edhe rrugët respiratore: bëni kujdes me luhatjet e temperaturave, është ende për t’u larë në pishina.

Ujori

Sot fati do të “kujtohet” për ju. Më shumë ai do të dominojë jetën private dhe dashurinë. Histori të vjetra për t’i çuar drejt finalizimit dhe të reja të cilat do t’ju sjellin lumturi pa masë.

Peshqit

Muajin maj duket se do ta mbyllni me një romancë shumë të bukur. Ndoshta një dashuri të re! Sot do të përqendroheni më së shumti te gjërat materiale. Gjithsesi, mos lini pas dore fantazinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button