🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,857 ▲ +0.16% ETH $2,051 ▲ +0.08% XRP $1.3199 ▲ +1.34% SOL $80.2300 ▲ +1.98%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Horoskopi

Horoskopi për datën 30 shtator 2014

horoskopiDashi

Personat që janë çift do të kalojnë një atmosferë paqartësish me gënjeshtra, mashtrime, egoizëm dhe ndonjë tradhti. Beqarëve do t’u jepen mundësi të mira, por nuk do të dinë t’i shfrytëzojnë.

Demi

Personat e shenjës së Demit do të kenë një ditë tejet të ngjeshur sot, ku më së shumti do të dominojë lodhja prej punës dhe gënjeshtrat. Beqarët do të takojnë persona gënjeshtarë.

Binjakët

Personat e shenjës së Binjakëve do të ndihen të paaftë për të shprehur ndjenjat, të drejtat dhe idetë e tyre. Do të jeni pa humor dhe pa vullnet në gjithçka që do të bëni sot.

Gaforrja

Sqarime pa rezultat! Kjo do të jetë një periudhë grindjesh për personat e shenjës së Gaforres. Kritikat dhe thashethemet do të “mbysin” gjërat që dëshironi të bëni. Reflektoni sa më shpejt!

Luani

Do të merrni shumë kënaqësi sot dhe sidomos në dashuri, sepse lumturia dhe qetësia nuk do të mungojnë aspak. Sakrificat që keni bërë prej kohësh më në fund do t’ju shpërblehen.

Virgjëresha

Personat e shenjës së Virgjëreshës sot duhet të tregojnë shumë kujdes me sjelljen e tyre, duke qenë se do t’i karakterizojë një paqetësi në vetvete. Beqarët nuk do të dinë se çfarë të duan.

Peshorja

Rrezik për çiftet, sidomos për ato që kanë bashkë prej një kohe të gjatë: dashuria mund të zbehet, tërheqja seksuale po ashtu, ndërsa mërzitja do të kryesojë.

Akrepi

Zhgënjimi për diçka ka marrë dhe do të marrë gjithë përqendrimin tuaj. Në mundësitë dhe aftësitë tuaja do të dominojë mosbesimi.

Beqarët do të kalojnë një periudhë të vështirë prej mospremtimeve.

Shigjetari

Fat në dashuri dhe dashuri fatlume: njohje të reja, miqësi, takime të rëndësishme, lumturi dhe sidomos vepra që demonstrojnë më së miri dashurinë. Moment i mirë për të filluar projekte.

Bricjapi

Marrëdhënia e çifteve do të jetë pozitive dhe me konkretizime të bukura. Një shoqe e besuar do t’ju ndihmojë që të qëndroni në qendër të një situate dhe do të kaloni një moment të vështirë.

Ujori

Disa marrëdhënie do të “rriten” dhe do të maturohen, çifte të tjera do të krijohen me perspektiva të mira. Beqarët se shpejti do të kenë një dashuri të re dhe një jetë të lumtur.

Peshqit

E shkuara do t’ju “rrëmbejë” gjithë ditën sot, pavarësisht se ju do të doni të largoheni sa më shpejt nga ajo. Ndërsa beqarët do t’u rikthehen dashurive të vjetra, për një aventurë tjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.