Horoskopi

Horoskopi për datën 31 korrik 2015

Dashi

Mos humbni kohë me personat jo bindës. Situata juaj e yjeve është shumë e mirë për aktivitetet profesionale dhe shumë premtuese për paratë, por duhet të punoni pa pushim.

Demi

Fishekzjarrë hënorë në qiellin tuaj të dashurisë. Për një arsye ose një tjetër po e merr shumë vëmendjen tuaj, dhe ç’është më e keqja po ju merr të ardhurat pa e kuptuar.

Binjakët

Kontrolloni impulset, dëshira për t’u grindur do të jetë e madhe, sepse Hëna sot do të jetë në pozicion të keq ndaj Neptunit. Ndaj sot bëni durim në marrëdhëniet me të tjerët.

Gaforrja

Hëna do t’ju bëjë më racionalë, të kujdesshëm dhe parashikues, gjithashtu do t’ju vijë shumë në ndihmë edhe për çështjet në të shkruar dhe ato financiare. Mërkuri do të ndikojë në dashurinë tuaj.

Luani

Ashtu si Binjakët, edhe ju duhet të dini të dominoni, kontrolloni gjuhën. Pasuria juaj janë idetë, bukuria shpirtërore, aftësia për të dhënë dhe të gjitha këto sot do t’i tregoni më shumë se kurrë.

Virgjëresha

Mendërisht dhe fizikisht, filloni që të përgatiteni për betejat profesionale të majit. Hëna në shenjë do të jetë e bukur vetëm për ndjenjat dhe e fortë për çështjet e shtëpisë.

Peshorja

Do t’ju kërkohet shumë punë, realizëm dhe një dozë e mirë inteligjence. Do të viheni përballë shumë zgjedhjeve të rasteve profesionale, por mos lini pas dore dashurinë.

Akrepi

Një raport i ri profesional duket se do të bëhet shumë shpejt pjesë e jetës suaj. Në mos sot, në fillim të majit diçka do të ndodhë patjetër. Lumturohuni dhe vazhdoni me përditshmërinë tuaj.

Shigjetari

Nga shëndeti nuk do të jeni edhe aq mirë, do të ndiheni të lodhur dhe pa kontroll mbi veten. Në ambientin profesional tensioni do të rritet, nuk do të merrni vetëm kritika por edhe paralajmërim.

Bricjapi

Suksesi që do të keni sot duket se do të vazhdojë edhe nesër. Ai do të jetë shumë i rëndësishëm për jetën personale por edhe për familjen. Frymëzimin dhe pasionin do ta jetoni deri në fund.

Ujori

Planet sot do të ndikojnë mirë në inteligjencën tuaj. Por shtyjini edhe pak projektet e rëndësishme dhe të komplikuara. Mos u shqetësoni për paratë, dashuria ju do juve dhe jo dhuratat.

Peshqit

Hëna nuk do t’ju ndihmojë që të kuptoni këndvështrimet e të tjerëve, gjë që është shumë e rëndësishme për të çuar përpara projektet në punë. Përmbyllni të paktën atë që keni filluar në mars.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button